Fëmijët e aktores Angelina Jolie kanë parë nga afër realitetin në të cilin jetojnë moshatarët e tyre refugjatë.
Aktorja zhvilloi një vizitë në kampin e Zaatarit në Jordan ndërsa kanë qenë Shiloh dhe Zahara që kanë shprehur dëshirën të shoqërojnë nënën e tyre.
“Vajzat e mia, Zahara and Shiloh më kërkuan të vinë sot këtu në kamp. Ato e kanë kaluar ditën duke biseduar dhe luajtur me fëmijët në kamp të cilët kanë moshën e tyre por që kanë pësuar fatkeqësi të mëdha në jetë duke humbur edhe të afërmit e tyre për shkak të luftës. Por, në fund edhe ata janë fëmijë e duhet të gëzojnë të drejtat e tyre ashtu si çdo fëmijë tjetër në botë”, tha Jolie.
Kampi i Refugjatëve të Zaatarit, i cili strehon pothuajse 80,000 refugjatë sirianë, u hap në vitin 2012, një vit pasi protestat antiqeveritare u kthyen në dhunë në Siri.