Revista e njohur franceze VOGUE ka publikuar vendet që vlerësohen si destinacionet më të bukura për vitin 2018, mes tyre edhe Shqipëria.
VOGUE ka zgjedhur gjithsej 7 vende që vlerësohen për bukurinë natyrore duke filluar nga Finlanda, Nikaragua, Ballkani, (Shqipëria), ishujt e Indisë, Egjipti, Irani dhe Alaska. Prestigjozia u sugjeron lexuesve të saj të zbulojnë dhe shijojnë bukurinë e këtyre 7 destinacioneve të renditura më poshtë.
Nikaragua
Konsiderohet si një nga destinacionet kryesore për vitin 2018. Aty mund të gjeni xhungla të kombinuara me plazhe të bukur të Paqësorit, një vend i bukur që do mbetet gjatë në kujtesën e vizitorëve. Nëse doni të vendosni valixhet tuaja në një shtëpizë me një çmim të lirë në male dhe afër qytetit të Granadës ose buzë valëve të oqeanit atëherë duhet ta vizitoni këtë vit.
Finlanda
Finlanda vlerësohet nga Vogue si vendi ku njerëzit mund të shkëputen nga bota moderne dhe të kalojnë momente të paharrueshme afër polit të veriut, aty mund të bëni udhëtime me slita që tërhiqen nga qenët por edhe ski në pyjet me dëborë. Një e veçantë tjetër është se aty shikon aurorat polare, një art i krijuar nga vetë natyra, një atmosferë e pastër me një horizont në pafundësi.
Ballkani
Pak njerëz e njohin bukurinë e Ballkanit shkruan Vogue prandaj duhet të udhëtoni në Shqipëri, Greqi, Kroaci dhe Maqedoni, aty gjeni peizazhe të mëdha që duhet ti zbuloni.
Në Shqipëri mund të gjeni kisha edhe minare të xhamive së bashku në një fshat ose qytet, plazhe dhe male magjepsëse që do ti bëjnë pushimet tuaja të veçanta. Deti në Shqipëri ka uji me ngjyrë të kristaltë keni për tu mahnitur, kjo do t’iu bëj të riktheheni përsëri atje prandaj vizitojeni gjatë këtij viti.
Rajoni i Liqenit Nasser
Nga Asuani në Abu Simber, Liqeni Naser në Egjipt është ndër më të bukurit, këtë mund ta zbuloni vetëm nëse udhëtoni me një varkë tipike Egjiptiane me vela. Duke filluar nga Asuani, këshillojmë të lundroni në kufijtë e Nubisë, në Abu Simbel, aty keni për të parë madhështinë e tempullit e lashtë egjiptian të gdhendur në shkëmb.
India e Jugut dhe Ishujt Andaman
Më origjinale se Tajlanda dhe më shumë se Sri Lanka, arkipelagu Andaman është një nga destinacionet që duhet ta përjetoni gjatë vitit 2018. Midis tempujve dhe ishujve, udhëtarët do zbulojnë pasurinë e Tamil Nadu, por edhe plazhet e bukur të Andaman. Vogue e krahason me kopshtin “Eden” i destinuar për pushime pushime ekologjike dhe shtëpi luksoze.
Iran
Isaphan, Yazd, Shiraz, Persepolis … Këtë vit, Irani është në qendër të vëmendjes. Duke u fokusuar në pikat e saja esenciale mund të bëni një udhëtim që nuk keni për ta harruar. Aty mund të zbuloni mënyrën e jetesës së iranianëve, një popull i shquar për mikpritje por edhe për qytete të mrekullueshme historike që datojnë që nga periudha e Perandorisë Perse.
Rajoni Yukon dhe Alaska
Në Yukon dhe Alaska nëse e vizitoni mund të zbuloni territore të egra ku natyra mbretëron si mbretëreshë. Aty mund të ecni në gjurmët e arit, dhe të shikoni kafshët e egra si drerin, arinjtë. Për ta bërë më të veçantë udhëtimin ne u sugjerojmë të lundroni me kanoe në lumin Yukon dhe më pas të ecni në këmbë në parkun Kombëtarë “Klaune”.
http://shqiptarja.com/home/1/vogue-rendit-shqiperine-mes-destinacioneve-me-te-bukura-465923.html?pos_2