Zaev thirrje VMRO-së të tërheqë amendamentet për gjuhët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zaev thirrje VMRO-së të tërheqë amendamentet për gjuhët

18:44 | 29/01/2018
në Kosove Rajon
0

Kryeministri Zoran Zaev mbanë qëndrim se ligji për përdorimin e gjuhëve është në suaza të Kushtetutës. Ai druan se VMRO-DPMNE-ja me dorëzimin e mbi 35 mijë amendamente do e bllokojë punën e parlamentit dhe reformat e rëndësishme, duke penguar kështu integrimin e vendit në proceset euro-atlantike. Shefi i Qeverisë Zaev shpreson se me anë të bisedimeve me opozitën, do gjejnë zgjidhje për zhbllokim të punës së Kuvendit.

“Opozita ka të drejtë që të sjellë amendamente dhe kjo e drejtë duhet të respektohet por duhet të kemi parasysh se me këtë gjë bllokohet puna e Parlamentit. Unë jam i shqetësuar për reformat të cilat janë të rëndësishme nga plani 3-6-9, nga procesi reformues”. 02:44 “Besoj se do të gjejmë mirëkuptim me opozitën duke u bazuar në rregulloren e Kuvendit dhe në bisedime mes koordinatorëve dhe përfaqësuesve tjerë të opozitës dhe shumicës, do të gjejmë zgjidhje” -deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Pavarësisht kërkesave të kryeministrit, VMRO-DPMNE-ja nuk do të tërheq asnjë nga mbi 35 mijë amendamentet kundër miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Këtë e bëri të ditur Irena Popova e cila tha se kjo parti vazhdon të qëndroj në atë se ligji është anti-kushtetues dhe diskriminues për nacionalitet tjera në Maqedoni.

“Të gjithë amendamentet e dorëzuara janë përpiluar me vëmendje. Asnjë nga këto amendamente nuk do të tërhiqet për arsye ata janë bërë me qëllim që të intervenohet në këtë ligj i cili është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”- deklaroi Irena Popova, VMRO-DPMNE.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Bashkimi Demokratik për Integrim kritikon ashpër vullnetin, siç e quajnë, negativ të VMRO-DPMNE-së dhe Presidentit Ivanov në lidhje me miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve. Bujar Osmani thotë se ligji përmbush Marrëveshjen e Ohrit.

“Më vjen keq gjithashtu që edhe partia opozitare, VMRO-DPMNE nuk e shfrytëzoi këtë moment që t’i vërtetojë qëndrimet e tyre pas zgjedhjeve se kanë qenë të keqinterpretuar dhe se nuk janë të pozicionuar kundër shqiptarëve dhe se kanë gabuar me shqiptarët. Tani e kishin mundësinë që të jenë sensitiv me kalimin e kësaj çështje, pra që shqiptarët të kenë të drejtën e përdorimit të gjuhës së tyre nëpër institucione. Kjo nuk do ta diskriminonte asnjë grup tjetër shoqëror në shtet e as Kushtetutën e RM-së “-tha Zv/kryeministërBujar Osmani.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela gjithashtu i bën thirrje VMRO-DPMNE-së që të tërheq amendamentet dhe që mos bëj obstruksione në miratimin e ligjit të gjuhëve. Sela kujtoi se VMRO-DPMNE në periudhën e kaluar lëshoi shumë çështjeve të rëndësishme duke mos u përfaqësuar me asnjë deputet në Parlament.

“VMRO-DPMNE është mobilizuar dhe me qëllimin kryesorë të kthimit në Parlament. Për shumë shkaqe të tjera është dashur të kthehen, por ata u kthyen fatkeqësisht vetëm për të dal kundër të drejtës, interesit të më shumë se 1/3 të popullatës këtu në Maqedoni që është popullata shqiptare” – tha Ziadin Sela – Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit kishin lëshuar ulëset në Parlament pas arrestimeve të disa anëtarëve të saj për ngjarjet e 27 prillit. Grupi i mbetur i deputetëve të kësaj partie u kthye në Parlament në prag të leximit të tretë të ligjit të përdorimin e gjuhëve. Ligji në Kuvend për lexim të tretë u kthye pasi Presidentit Ivanov hezitoi ta dekretojë atë duke thënë se ligji është në kundërshtim me Kushtetutën.

mmhttp://www.alsat-m.tv/zaev-thirrje-vmro-se-te-terheq-amendamentet-e-gjuhes/

Etiketa: Kryeministri Zoran ZaevVMRO-DPMNE

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, ekzekutohet me pesë plumba një 41-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, ekzekutohet me pesë plumba një 41-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com