Nënkomisioni ad-hoc i Kuvendit, hodhi pasditen e sotme shortin për të përzgjedhur listën prej dhjetë anëtarësh për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Ky short u përsërit, pas rrëzimit nga Kuvendi të emrave të parë të përzgjedhur, çka bëri që procesi të zhvillohej nga e para.
Kandidatët nga trupa e avokatisë për KLGJ: Fatos Lazimi, Fatmira Luli
Kandidatët nga trupa e pedagogëve për anëtarë të KLGJ: Mirela Bogdani, Maksim Qoku
Kandidatja e shoqërisë civile për anëtare e KLGJ: Naureda Llagami
Kandidatë nga trupa e avokatisë për anëtarë të KLP: Gëzim Allaraj, Floreta Gjini
Kandidatë nga trupa e pedagogëve për anëtarë të KLP: Genti Ibrahimi, Eneida Sema
Kandidati nga shoqëria civile për anëtarë të KLP: Andi Murataj.