Nga Hamdi Skeja
(Letër Grida Dumes)
Grida e dashur, jam i sigurt se je në tension për protestën e nesërme , por unë sonte e gjeta të të them diçka, eshte shume shpirterore, shumë e sinqertë. E trishtë dhe e dhimbshme njëkohësisht. Qëkur jam kthyer në Shqiperi më eshte shfirrosur jeta, me eshte shfirrosur me plotë kuptimin e fjales. Nga kanalet televizive e deri te pastrueset e rrugeve. E di çdo të thotë kjo?!- E di edhe ti , me plote bindje e di. Por pse duhet të jetoj ketu, kur nuk ndihem i sigurt, nuk ndihem i qete, nuk ndihem sikur jam ne vendin tim. Nuk mund te vij ne protestë sepse kam frike se me vrasin, kam frike e dashur Grida. Kam frike se lë Familjen mbrapa, kjo eshte njera nder arsyet. Sepse vetem ketu ndodh qe te “pushkatohet ” fjala e lirë, sepse vetem ketu dhunohen gazetaret, qytetarët e ketij vendi qe jeton me neve.
Grida e dashur, e di çfarë dua unë?!
Mbase s’ do me kuptosh siç duhen, mbase do ma kuptosh deshiren time te madhe per te ikur sa me parë nga ky vend. E di se perse dua te ik? Sepse me eshte shfirrosur jeta ketu! Kam frike dhe shumë pasiguri te jetoj ne kete vend plote mafjozë,.drogaxhinj, rrugeçer, idjotë. Nuk dua qe femijet e mi te rriten ne nje vend te kapur prej krimit. Po si te ik, ku te ik?! Sepse edhe europa na i kane mbyllur dyert!
Ky vend eshte bere i pasigurt, i pajetuar. Grida e dashur, edhe partia Demokratike eshte ne nje krize te madhe! Kurse tjetra, si tjetra! E dime te gjithe. Prandaj une dua te ik! Dua ta lë kete vend qe e desha me shumë dashuri, por me dhuroi vetem zhgenjim, dhimbje, frike dhe pasiguri.
Grida e dashur, dhe dy -tre emra te ndershem ne PD, ju uroj shumë suksese!
Por, une serisht po te kerkoj , shumë miqesisht, sesi mund te ik nga ky vend sepse Atdheu eshte kapur prej krimit, prej pushtetit dhe pushtetareve qe kane shembur ne çdo aspekt ne 27 vite!
Grida e dashur, jam i sigurt se ti do e lexosh kete, mbase edhe mund t’më kthesh pergjigje, apo edhe mund, mund, mund t’më telefonosh ne nr qe te kam dhene, mbase edhe mund te heshtesh. (Kete te fundit nuk e besoj).
Grida, Shqipetaret e ndershem duan te ikin sa me parë nga ky vend !
Une te uroj fitore !
Me dashamiresi ,
Hamdi Skeja!