Zyrtarët afganë kanë thënë se gjashtë fëmijë dhe një person i rritur janë vrarë, pasi një raketë ka goditur shtëpinë e tyre në Provincën Ghazni gjatë ditës së sotme.
Zëdhënësi i guvernatorit provincial, Arif Noori, ka thënë se raketa është nisur nga talibanët, pasi forcat e sigurisë kanë lansuar një operacion kundër grupit militant, në zonën, Qara Baghi.
“Fëmijët kanë qenë të moshave nga një deri në 12 vjeç”, ka thënë Noori. Ai ka thënë se një i rritur është vrarë dhe tre të tjerë janë lënduar.
Policia në provincën që gjendet në jugperëndim të Kabulit ka thënë se raketa është nisur nga talibanët.