Pas protestës së organizuar nga Shoqata Çamëria në studion e Report Tv ishte i ftuar Abaz Hado i cili ka folur për gërmimet që po bëhen në Dragot për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grek që kanë rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Hado ka thënë se grekët kanë ardhur si pushtues në Shqipëri prandaj nuk duhet të ndërtohen varreza greke por memoriale. Më tej Hado ka shpjeguar se edhe 3000 shqiptarët e Çamërisë duhet të kenë varreza sepse janë vrarë padrejtësisht. Kreu i organizatës tregoi se do të luftojnë me çdo mjet juridik për të vendosur drejtësinë në vend për shqiptarët e Çamërisë.
Fjala e plotë:
Grekët kanë ardhur në Shqipëri si pushtues prandaj jam kundër varrezave në jug të vendit. Unë them se duhet të ketë memoriale dhe jo varreza, janë vrarë edhe Çamët ata meritojnë të respektohen me memoriale. Ne jemi shqiptar që kërkojmë të drejtat e shqiptarëve që janë mohuar për disa vite.
Ne kërkojmë që çështja çame për 3 000 shqiptarët e vrarë të bëhen varreza, kjo nuk pengon marrëdhëniet midis dy vendeve.
Nëse marrim informacione nga Greqia për varrezat greke dhe jo nga ministria jonë atëherë ky është një problem që duhet parë. Grekët kanë hedhur detaje për varrezat greke ndërsa ministri Bushati heshti, nuk tha asgjë për qytetarët shqiptar.
Popullsia çame ka 10 % të popullsisë dhe ne kërkojmë të drejtat tona, nuk kemi varreza as muze për 3000 njerëzit që janë masakruar nga grekët.
Kam besuar se Edi Rama ka dinjitetin e duhur e ka bërë gjithmonë, ka një tërheqje dhe shpresoj që të jetë vetëm për shkak të negociatave me Bashkimin Evropian.
Eshtrat e të parëve tanë në Çamëri duhet të kenë një varr, atje ku ka nisur gjenocidi për herë të parë. Janë 30 pjesëtarë nga e njëjta familje të vrarë, janë vrarë 30 fëmijë, të helmuar nga shovinistët grekë. Çështja çame duhet trajtuar në mënyrë të kujdesshme dhe shteti shqiptar duhet të kujdeset për popullsinë shqiptare që jeton atje.
Grekët kanë ardhur në Shqipëri si pushtues prandaj jam kundër varrezave në jug të vendit.
Ne e kemi marrë me seriozitet çështjen çame që kërkesat tona edhe po të mos na mbështes shteti ti kërkojmë në gjykatat ndërkombëtare, do të luftojmë duke ndjekur normat juridike në përputhje me çdo ligj.