Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar sot 4 punonjës të Policisë Kufitare në Trebisht të Dibrës për veprat penale “Korrupsion pasiv, të personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” dhe “Kontrabandë me mallra të tjerë”.
Hetimi nga strukturat e SHÇBA me metoda speciale ka nisur mbi bazën e informacioneve të siguruara dhe zgjati rreth 3 muaj deri në finalizimin e operacionit “Trebishti”.
http://www.balkanweb.com/site/lajm-i-fundit-arrestohen-kater-punonjes-te-policise-kufitare-emrat/