Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar vizitën e presidentit serb në Kosovë.
Përmes një statusi në Facebook, Thaçi shpreh kënaqësinë që ajo u mbyll pa asnjë incident dhe se homologu i tij nga Serbia ka theksuar disa herë rëndësinë e dialogut, si rrugën e vetme për normalizim dhe pajtim.
Më vjen mirë që edhe homologu nga Serbia, gjatë qëndrimit në Kosovë, ka theksuar disa herë rëndësinë e dialogut, si rrugën e vetme për normalizim dhe pajtim. Prandaj, unë besoj që shumë shpejt do të vazhdojmë dialogun ndërshtetëror në nivelin më të lartë politik, të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të përkrahur fuqishëm nga SHBA-ja”, ka thënë Thaçi përmes një postimi në Facebook.