Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar takim me strukturat në Fier për organizimin e protestës së 27 janarit.
Kryemadhi ka thënë se qytetarët duhet ti bashkohen sepse nuk protesta nuk bëhet për flamuj politik por për të drejtat e qytetarëve.
Fjala e plotë:
Do jetë një nga protestat më të mëdha në historinë e opozitave, nuk ka flamuj politik por angazhimin e qytetarëve. Më shumë se naftëtarët e 21 Janarit nuk është mashtruar askush, nuk kanë marrë pagat, sigurimet shoqërore duke i hedhur në rrugë, prandaj ka ardhur koha të dalim nga lista politike.
Data 27 Janar do të jetë një protestë kundër flamurit të mashtrimit, sot qytetarët ndihen keq ekonomikisht dhe shpirtërisht, shumë janë larguar nga Shqipëria për jetë më të mirë. Sot shikojmë se si politizohen institucionet shtetërore, prandaj ne themi se njerëzit do të dalin në 27 janar që të jenë të barabartë me të gjithë të tjerët. Sa më shumë të varfër dhe të pashkolluar të jenë qytetarët aq më shumë nënshtrohen nga qeveria.
Futja e skemës së TVSH për bizneset e vogla i ka shkatërruar në një kohë që ato biznese ushqejnë familjet me bukë, kjo është arsyeja pse falimentojnë.
Kjo skemë e neveritshme është krijuar për përfitimet familjare të kryeministrit Edi Rama.
Fieri është qyteti i naftëtarëve dhe nuk mund të qëndrojmë me sy të mbyllur, ne ua kemi bërë të qartë se jemi krahë tyre pa e politizuar protestën, nëse ata nuk bashkohen bashkë me familjet e tyre atëherë do të shkelen nga qeveria prandaj data 27 janar ka një rëndësi të madhe, kërkojmë prezencën e qytetarëve. Edhe pse shkelen ligjet nuk mund të shkelen qytetarët. Unë nuk dua të zgjatem shumë sepse dua t’ia lë radhën Petrit Vasilit dhe Erisës.