Ka nisur ditën e sotme raundi i tretë i bisedimeve Shqipëri-Greqi, mes ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe hmologut të tij Nikos Kotzias në qytetin e Korçës.
Të dy ministrat e Jashtëm janë takuar në orën 10:00 të së dielës, për të vijuar bisedimet e nisura prej dy ditësh.
Ditën e djeshme dy ministrat e Jashtëm vizituan muzeun e artit mesjetar në përfundim të së cilës ishte ministri Bushati që dha një deklaratë ku konfirmoi vetëm progresin e bërë.
“Në Korçë kemi bërë progres. Nuk ka asgjë sekrete pasi temat janë thënë publikisht nga të dyja palët thjesht jemi në shtjellim”, ishte kjo deklarata e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati në prononcimin publik nga bisedimet shqiptaro greke.