Si pasojë e motit të keq trageti i linjës Brindisi-Vlorë nuk ka ardhur mëngjesin e sotëm në orarin e përcaktuar,07:00 për shkak të dallgëve të detit.
Mësohet se trageti është 5 orë me vonesë dhe pritet që të mbërrijë rreth orës 12:00.
Si pasojë e motit të keq as anijet e peshkimit nuk kanë dalë sot në lundrim. I gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm.