Elez Gjozaj në mbledhjen e fundit me anëtarët e kryesisë është shprehur se vendimi për tu dorëhequr nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes vjen si një akt moral.
“Federata është e shqiptarëve, federata nuk është e Presidentit dhe as e anëtarëve të kryesisë. Ne këtu jemi që kjo federatë me të mirat dhe të këqijat e veta ka shkëlqyer por edhe s’ka shkëlqyer, të edukojë brezat e rinj të sportistëve se ajo medalje e marrë pa të drejtë nuk ju takon”,- u shpreh Gjoza.