E imagjinoni dot që për ditëlindjen tuaj të merrni dhuratë 108.000 pemë. E pra kjo është pikërisht ajo që ky princ i ri që sapo ka lindur në Butan, një vend i vogël malor në Himalajë, ka marrë.
Dhjetëra mijëra njerëz festuan lindjen e princit Gyalsey duke mbjellë 108,000 fidanë pemësh të nderyshme në nder të tij.
Banorët e Butanit e marrin mbrojtjen e natyrës shumë seriozisht dhe sipas ligjit 60 për qind të vendit duhet të jetë gjithmonë nën mbulesën pyjore.
Shumë prej njerëzve që jetojnë në vend janë budistë, dhe në Budizëm pemët janë simbol të jetës së gjatë, shëndetit, bukurisë dhe dhembshurisë.
Kjo nuk është seanca e parë epike e mbjelljes së pemëve që ka ndodhur në këtë vend. Në vitin 2015 vendi vendosi një rekord botëror Guinness duke mbjellë pothuajse 50,000 pemë në vetëm një orë./27.al/