Policia italiane kanë arrestuar një çift shqiptar në Bari me 5 kg heroinë. Sipas “Guarda di Finanza”-s, droga u gjet në një automjet që erdhi me traget nga Shqipëria.
Droga u gjet pas kontrollit në vijën e dytë, ndërsa çifti u arrestua në flagrancë.
Në tregun italian, sasia e heroinës do të sillte përfitime të majme, ndërsa policia italiane po heton për persona të tjerë të përfshirë në trafik.