Ngjarket ndodhën në Kashar dhe në Shkallë të Manzës
Dita e sotme ka nisur me dy vrasje të regjistruara që në orët e para të mëngjesit. Në zonën e Kasharit, shtetasi Bujar Xhaferri ka vrarë Skënder Alukun dhe dyshohet se shkak i vrasjes është hasmëria. Më parë djali i viktimës ka vrarë të vellane e autorit. Autori i ngjarjes është arrestuar nga Policia. Ngjarja i ka fillesat që në vitin 2015, ku Lutfi Xhaferi u vra me armë zjarri nga dhenderri i tij Altin Aluku.
Ndërkohë një vrasje tjetër, kësaj radhe e kryer me mjetet të forta, ka ndodhur në Shkallë të Manzës. Viktima mësohet se është 54 vjeçari Mirosh Djaloshi. Policia ende nuk ka mundur të identifikojë vrasësit, ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në morgun e Durrësit.