Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku priti sot në një takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman.
Ambasadori Norman shprehu mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Shqipërinë, për bashkëpunimin mes agjencive ligjzbatuese dhe plotësimin e reformës në Drejtësi dhe procesit të “Vetting”-ut.