Sot i jepet lamtumira e fundit “Vallëtarit Fluturues”, Rexhep Çeliku, i cili u nada nga jeta një ditë më parë, në moshën 63-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.
Homazhet për Mjeshtrin e Madh të skenës Rexhep Çeliku do të zhvillohen sot në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 11:00 – 13:00.
Vetëm katër ditë më parë Çeliku pati edhe shfaqjen e fundit në publik, ku Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi zotit Rexhep Çeliku Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin:
“Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si solist me nivel të lartë dhe mjeshtëri të veçantë artistike në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin e tij tek brezat e artistëve të rinj”.