Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Takimi mes tyre ka zgjatur rreth 45 minuta, dhe u zhvillua në Ministrinë e Brendshme.
Mësohet se në takim është folur për ecurinë e operacionit “Forca e Ligjit”, ndërkohë që ministri e ka njohur kryediplomaten e BE me procesin e Vettingut në Policinë e Shtetit.