Jamarbër Malltezi bashkë me disa këshilltarë të PD-së tentuan t’i bashkohen protestës tek Parku i Liqenit
Protestuesit përzënë Jamarbër Malltezin nga protesta tek Parku i Liqenit. Shefi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, i shoqëruar nga disa këshilltarë të PD-së të Këshillit Bashkiak të Tiranës kanë shkuar pak çaste më parë tek Liqeni Artificial për të protestuar kundër ndërtimit të këndit të lojërave. Por, ata nuk janë lejuar nga protestuesit e shoqërisë civile. Për këtë arsye, Jamarbër Malltezi është detyruar të qëndrojë disa metra larg protestuesve, ku dha deklaratën e tij përpara shtypit. Në fjalën e tij Malltezi tha se për ndërtimin që Bashkia e Tiranës po bën tek Liqeni do të zhvillohet një referendum. Për këndin e lojarve tek Liqeni një grup prej 20 personash nga shoqëria civile po protestjnë që prej ditës së mërkurë, duke kërkuar ndalimin e punimeve.