Gjykata e Strasburgut ka shpallur fajtor shtetin shqiptar për prishjen në Vlorë të pallatit të ndërtuar nga Xhafer Isufi, vjehrri i kreut të opozitës, Lulzim Basha.
Gjykata e Strasburgut në vendimin e publikuar paraditen e kësaj të enjte i dëmshpërblen 19 paditësit me 13 milion euro në total.
Bëhet me dije se shteti shqiptar është përgjegjës për shkeljen e disa neneve të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut, dhe ka 3 muaj kohë për të paguar dëmshpërblimin prej 13 milion euro pronarëve të pallatit.