Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka zhvilluar një mbledhje me dyer të mbyllura me kryetarët e Komisioneve në sallën e grupit të PS në Kryesine e Kuvendit.
Jashtë kryesisë kreu i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho përsëriti akuzat për zgjedhjen e kryeprokurorit, për të cilin tha se është zgjedhur për mbylljen e çështjeve “Tahiri”, “Dako”, “Sejdini”, etj.
Ai deklaroi se kjo u tregua edhe me largimet e prokurorëve nga kryeprokurorja e re dhe zëvendësimin e tyre me prokurorët e Ramës, si dhe nga lirimi i Orest Sotës. Në këto kushte paligjshmërie tha Spaho, Kuvendi nuk mund të vijojë punën normalisht.
http://www.balkanweb.com/site/taulant-balla-mbledhje-me-dyer-te-mbyllura-ne-kryesine-e-kuvendit/