Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do marrë fund emërimi i infermierëve në bazë të bindjeve politike.
“Nuk kam asnjë lajm të keq për ju, përkundrazi kam një lajm shumë të mirë që ashtu sikurse bëmë me mësuesit më parë do bëjmë edhe për infermierët, pra shpëtimin nga kthetrat partiake dhe askush nuk do lëvizet nga vendi i punës për arsye politike. Pra tepsinë e çojmë për skrap. Çdo infermier do rekrutohet në bazë të meritës tek portali. Ne arritëm që mësuesit të nxjerrim të parët nga kthetrat partiakë. Janë 420 vende vakante për infermierët, por i refuzuam”, tha Rama.