Pas bashkëshortes së tij, prokurores Rovena Gashi, edhe ish-Kryeprokurori Dritan Gina pritet të kallëzojë penalisht Kryeprokuroren e Përkohshme Arta Marku.
Gina do të depozitojë këtë të mërkurë kallëzim penal ndaj Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku.
Kallëzimi i Ginës vjen vetëm një ditë pas largimit të tij nga detyra me vendim të Kryeprokurores Marku.
Sipas burimeve kallëzimi penal ndaj Markut bëhet për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Sipas kallëzimit, Gina pretendon se Kryeprokurorja ka shkelur ligjin, pasi nuk ka kompetenca të bëjë shkarkimin dhe transferimin apo largimin e drejtuesve.