Me ardhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme vijojnë ndryshimet në të gjitha qarqet e vendit.
Kryeprokurorja Marku, ka liruar sot nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit, Ditan Gina.
Kreu i akuzës së Elbasanit është bashkëshorti i prokurores Rovena Gashi, e cila ka ngritur një padi ndaj Arta Markut pasi shkarkua prej saj në fund të 2017 nga pozicioni i kreut të Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.