Makina e shefit të policisë rrugore në Gjirokastër është përfshirë nga zjarri, duke u djegur plotësisht.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, ndërsa Arten Hoxha e kishte parkuar automjetin në oborrin e banesës së tij, në lagjen “Zinxhira”.
Bëhet fjalë për makinë tip “Benz”, teksa nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, nëse kemi të bëjmë me ngjarje të qëllimshme, apo defekt në makinë.
Zjarrfikësja shkoi në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve, duke parandaluar që zjarri të përhapej në ambiente të tjera.