Sipas një njoftimi të zyrës së shtypit, përdorimi i telefonave celularë privatë në zyrat e Shtëpisë së Bardhë do të ndalohet brenda disa ditësh.
“Ndalimi i celularëve personalë ishte një vendim i shefit të kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly, i cili po ashtu përmendi sigurinë si faktorin kryesor, por po ashtu, ndalimi i rrjedhjes së informacionit, ka qënë një ndër përparësitë e tij kryesore”, tha Sanders.
Presidenti Trump i ka dënuar vazhdimisht rrjedhjet e informacionit nga ekipi i tij. Por zyrtarët e administratës thane sot se ndalimi i celularëve private ka të bëjë me sigurinë.