Partia Socialiste pritet të mbledhë këtë të shtunë tek “Xibraku” Asamblenë Kombëtare.
Burimet bëjnë me dije se në Mbledhjen e Asamblesë së PS do vendoset për ndryshimin e sekretariatit.
Gjithashtu nga burimet mësohet se në Asamblenë e PS do raportohet për ecurinë e zgjedhjeve në parti.
8 pjesëtarët e sekretariatit të PS janë Bashkim Fino, Alfred Peza, Musa Ulqini, Stefan Cipa, Elisa Spiropali, Blerina Gjylameti, Ilir Beqaj, dhe Taulant Balla.
Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS vjen në javën e parë të vitit dhe pritet të bëhet një përmbledhje e punës së kësaj qeverie në mandatin e dytë.
http://www.balkanweb.com/site/ps-mbledh-te-shtunen-asamblene-kombetare-ja-cfare-do-diskutohet/