Refugjatët po vinë, cili është pra plani i qeverisë?! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Refugjatët po vinë, cili është pra plani i qeverisë?!

00:39 | 17/03/2016
në Opinion
0

Nga Ben Andoni

Duhet të jetë çështje orësh para se grupet e refugjatëve të futen në Shqipëri. Mbase vendin tonë nuk do e kenë destinacion fundor, por vend kalimi patjetër që po, anipse shqetësimi mbetet gjetiu: cili është plani shtetëror për pritjen e tyre?! Deri më tani, media është munduar të kalojë dhe të kuptojë përmes rreshtave të deklaratave plot ekuivoke të zyrtarëve shqiptarë, ndërsa një plan i detajuar mungon krejt ose nuk është i bërë prezent, ndoshta edhe prej papërgatitjes së duhur. Zv/Ministria e Brendshme Gjebrea mbrojti fort tezën në një emision, ku deputetë dhe zyrtarë ziheshin pafund, se plani është, por nuk mund të bëhet i ditur!!! Përballë saj, pjesëtarë të opozitës i deklaronin se plani nuk ekzistonte dhe nëse do të ishte duhej të ishin informuar prej kohësh. U fol për përkthyes të gjuhës arabe që ishin gati, por nuk flitej për kapacitetet dhe infrastrukturën dhe mbi të gjitha për predispozitën e vërtetë të shtetit. Përveç faktit që Ministri Tahiri do priste në orët e tjera kolegun italian, me të cilin do flisnin për hapat e mëtejshëm të mbrojtjes së kufijve dhe çështje të tjera, lidhur me ta.

Në muajt e fundit ka pasur disa deklarata kontradiktore të ministrave me kryeministrin e vendit, Rama, që tregon hapur se vendit i mungon një strategji. Ose më thjesht përballja me probleme reale. Kjo s’do shumë të kuptohet, sepse nuk ia kemi dalë për probleme më të vogla dhe jo për këtë shqetësim mbarëkontinental. Vetëm se dyshimi bëhet më i thellë kur mendon se nëse do të kishte një plan të kalkuluar lidhur me refugjatët, atëherë në funksion do të ishte edhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare, që edhe pse u përmend në emisionin kakofonik të pak orëve më parë, të bënte të dyshoje realisht se ishte mbledhur ndonjëherë ose kishte shprehur interesim për çështjen.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

“Shqipëria ka kazerma ushtarake në kufirin jugor, të cilat cilësohen nga autoritetet si të gatshme për t’u përdorur në akomodimin e refugjatëve, por nuk është ashtu. Ato janë të pasigurta dhe të pamjaftueshme. Imagjino, në Greqi janë mijëra persona që shumë shpejt mund të vijnë në Shqipëri, pas disa qindrave kapaciteti do të tejmbushet. Më pas çdo të ndodhë? Qeveria shqiptare është treguar ekstremisht e fshehtë duke mos bërë publik asnjë plan, pasi ata thonë se “nëse flasin rreth kësaj çështje në media, refugjatët do të fillojnë të vijnë. Por ne i tregojmë atyre, refugjatët do të vijnë edhe nëse ju po e planifikoni apo jo”, u shpreh pak ditë më parë Marie-Helene Verney, përfaqësuese e UNHCR-së për Al Xhazirën.

Por shqetësimi nuk mbetet thjesht te kalkulimi i mundësive, gjetja e kushteve të strehimit, por tek riaktivizimi i grupeve kriminale ballkanike mikse, që do të shfrytëzojnë rastin për  kalimin e refugjatëve sirianë dhe irakenë, shumica gra dhe fëmijë nga Greqia në Shqipëri, tashmë që kufiri evropiano-qendror është bllokuar krejtësisht. Kjo i ka bërë organizatat e të Drejtave të Njeriut të jenë të kujdesshme, por nga ana tjetër edhe shumë të vëmendshme për situatat që po kalon vendi, që duhet thënë se mbetet një shtet pa plane dhe në dorë të rastësisë. Kjo nuk i shfajëson zyrtarët e sotëm që thonë se nuk do pranojnë; se kanë ngritur antenat e kërkojnë ndihmë; dhe se pala italiane do të monitorojë bashkë me shqiptarët kufijtë. Ata po vinë, pra, cili është plani!

/javanews.al/

Etiketa: Al XhaziraBen AndoniirakenëKëshilli i Sigurisë KombëtareMarie-Helene VerneyrefugjatësirianeUNHCR

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Giovanni Paramithiotti, çami që themeloi Interin e Milanos

Giovanni Paramithiotti, çami që themeloi Interin e Milanos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com