Patozi: Për një vit më të mirë nuk mjafton vetëm të lutesh – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Patozi: Për një vit më të mirë nuk mjafton vetëm të lutesh

18:23 | 31/12/2017
në Shqiperi
0

Nga Astrit Patozi

Nuk ka vite të këqinj, por mund të ketë kohë dhe mundësi të shpërdoruara. Ndaj edhe urimi për një vit më të mirë nuk është asnjëherë pa kuptim.
Është dëshira për të mos përsëritur mëdyshjet, komplekset, tundimet, frikërat, ankthet etj, që janë bërë shkak për mosrealizimet, në rastin më të mirë, dhe dështimet, në rastin më të keq. Lutja është e bukur, jo thjesht se ilustron përuljen dhe kufizimet e njeriut para Zotit apo gjithësisë, por ajo asnjëherë nuk mjafton. Kështu thonë edhe vetë librat e shenjtë.

Ka përherë një shans të ri, i cili nuk ka shumë lidhje me 1 janarin, ndonëse dëshirat më të mëdha formulohen dhe shqiptohen më 31 dhjetor.
I cili, mbi të gjitha varet prej besimit dhe këmbënguljes sonë. Ndaj urimi sot shkon më shumë për ata që besojnë se mund ta ndryshojnë fatin e vet dhe pasi ta kenë kryer këtë “detyrë të vogël”, kanë mundësi të bëjnë diçka më shumë edhe për të tjerët. Mos besoni shumë tek ata që betohen dhe përgjërohen fort për atdheun, duke i shitur për sakrificë privilegjet dhe paudhësitë e veta.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Një çerek shekulli është boll për t’u lodhur, mërzitur dhe pështirosur nga hipokrizia. Kohë plotësisht e mjaftueshme, që secilit t’i kishin vënë festen sipas kokës. Zakonisht, e mira duhet kërkuar aty ku nuk përmendet. Por kjo nuk është arsye për të heshtur, e aq më pak për të ulur kryet. Duke uruar një vit më të mirë për të gjithë shqiptarët, lutem që përherë e më shumë që ata të kuptojnë se e kanë vetë në dorë ndryshimin për mirë të jetës së tyre. I cili, pa asnjë dyshim, fillon tek tavolina e sotme e natës së ndërrimit të viteve, e cila e bën më të qeshur qytetin, që ky i fundit pastaj ta bëjë më të bukur “tokën, ku na ka rënë koka”. Miqtë e mi! Asgjë e bukur nuk vjen pa qenë një herë më parë ëndërr. Ndërkohë që fati ndihmon gjithmonë guximtarët, thotë një fjalë e urtë.

Me fjalë të tjera, nuk mjafton të jesh ëndërrimtar, nëse nuk ke kurajo që ta ndash me të tjerët dhe të luftosh për bindjet e tua. Ambicia, inati, hakmarrja, xhelozia dhe lakmia janë vërtetë shtysa të forta, që në disa raste kanë ndryshuar edhe fatin e njerëzimit. Por nuk ka asgjë më të qëndrueshme dhe më të sigurt se dashuria për t’i dhënë kuptim jetës dhe për të përmirësuar botën. Dhe këtu nuk kam parasysh vetëm raportin e pakrahasueshëm të Evës me Adamin.

Secili prej nesh ka në dorë të jetojë një vit më të mirë dhe, nëse ne do të jemi shumicë, do të thotë automatikisht një vit më i mbarë për Shqipërinë.
Dhe për këtë nuk është e domosdoshme që të ketë patjetër zgjedhje.

Etiketa: Astrit Patozi

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Erion Veliaj kartolinë urimi qytetarëve, ja simbolika e veçantë

Erion Veliaj kartolinë urimi qytetarëve, ja simbolika e veçantë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com