Dasmat malsore ruajtën të veçantën e tyre, por edhe kanë ndryshuar me kalimin e viteve. Dikur dasmat kanë zgjatur për disa ditë, ndërsa sot kryhet për 1-2 ditë.
Shqiptarët e Malësisë kanë ruajtur shumë zakonet nga e kaluara e veçanërisht ato rreth martesës. Dikur ai fis ose shtëpi që në shekuj me radhë nuk është korit as në luftë as në kohë të paqes i ka martuar më shpejt bijat e veta. Sot kjo traditë është duke u zhdukur.
Dasmorët-krushqit zakonisht shkojnë të dielën në mbrëmje tek nusja. Qëndrojnë atje ndërsa të hënën kthehen me nuse.
Nisja e vajzës-nuses behët me një ceremonial karakteristik; ajo kapet për vargoj e vatrës për derë të shtëpisë, qanë me mallëngjim për shtëpinë, familjen e vëllazërinë që po i lënë. Para se të dalë nga shtëpia e sjellin tri herë rreth zjarrit dhe pastaj vëllai më i madh ia mbath opingën apo këpucën e djathtë.
Kryetari i krushqve pas vendosjes së unazave. Ai atëherë në shenj gëzimi shtie me pushkë.