DASHI
Je protagonist i padiskutueshëm i një viti intensiv dhe plot me energji që të rigjallëron. Duhet ta konsiderosh planetin e Plutonit si aleatin tënd, por edhe si një pjesëtar shumë të çmuar të ekipit, me të cilin do të ngjitesh majave. Synimet e tua në përgjithësi mund të zbutin kontraste dhe mund të arrish të marrësh atë, që e quan tënden. Viti 2018 premton zhvillime produktive dhe një stabilitet të rikthyer ne drejtimin e afeksioneve, të aftë të të bëjë të përjetosh qetësisht dashurinë që kërkon prej kohësh!
Dashuria- Nisur nga pozicionimi aktual i yjeve që lidhet me shenjën tënde dhe nisur nga historia jote sentimentale, jo gjithnjë në lartësinë e asaj çka ke pritur të ngjasë, dashurisë kërkoi vetëm një gjë: të të dhurojë gjëra të qarta! Kërko të frymëzohesh nga një dashuri solide, të mbështetur në baza të shëndosha, përtej një përjetimi sensual, në mënyrë që të shmangësh zhgënjimet.
Shytja që vjen nga Saturni, konkret, solidar dhe bashkëpunues në shenjën e Bricjapit, u shtohet joshjeve djallëzore të Plutonit, i cili di mirë t’u japë një dritë erotike marrëdhënieve në çift, duke dhuruar një rezistencë të fuqishme ndaj performancave thjesht shqisore.
Ec me kujdes në rastin kur dëshiron të kesh sigurinë se edhe personit që ke për zemër situata sentimentale do të jetë në gjendje t’i japë maksimumin e pritshmërive, përveç asaj, që të jetë absolutisht i përfshirë në dashuri.
Qendrimi i gjatë i Venusit në shenjat e Akrepit dhe Peshores në fund të vitit 2018 (6 tetor – 16 nëntor) të sugjeron të përdorësh armën e durimit për të arritur të bësh për vete dike që e ke për zemër, ndërkohë që në pjesën e mesit të vitit situata do të përqendrohet tek ndjenja reciproke, bashkëpunimi dhe tërheqja fizike.
Puna dhe financat- Situata paraqitet në ngjitje. Horoskopi i vitit 2018 për shenjën e Dashit tregon se ky do të jetë një vit i favorshëm për punën. Ekzistojnë shanset pozitive. Vështirë se do ta lëshosh veten të përfshihesh nga dembelizmi dhe indiferentizmi dhe nuk do të kërkosh të mjaftohesh me më të paktën e mundshme, por, duke qenë se ke mbështetjen planeteve pozitive, do të japësh maksimumin tënd, duke përmirësuar pozicionimin në punë dhe detyrat që do të të ngarkojnë, aspekte këto, që do të të ofrojnë një vit të mbarë, madje që do të të sjellë zhvillime të mëtejshme.
Yjet nuk të premtojnë një vit, ku çdo gjë është e kryer, natyrisht për një gjë të tillë kërkohet edhe pjesëmarrja jote aktive, kështu që mbrojtja e tyre do të japë mundësinë të finalizosh konkretisht zgjedhjet e tua në aspektin profesional, duke u fokusuar tek objektiva, për të cilat prej kohësh kërkon t’i arrish, me vrullin e zakonshëm, që dallon tek karakteri yt.
Në pjesën e parë të vitit 2018 Marsi mund të sugjerojë spekulime të shumta financiare. Ecuria me kursim do të ishte kushti ideal për të çuar përpara njër marrëdhënie pune, në të cilën nuk dëshiron të zvogëlohen aftësitë e tua teknike dhe menaxhuese. Në këtë rrugë do të vazhdosh edhe në pjesën qendrore të vitit, ndërkohë që në vjeshtë tëp resin fitore në fushën profesionale dhe kënaqësi të tjera që lidhen me punën, të mbështetura këto nga Jupiteri që qendron në Shigjetarin, i cili, bashkë me ty, do të jetë pa dyshim bashkëpunëtor dhe shumë bujar.
Sa u përket parave, duhet të luftosh për atë çka është e jotja! Horoskopi 2018 thotë se situata financiare në fillim të vitit do të jetë shtysa që do të të bëjë të vendosësh lidhur me zgjedhje të sakta dhe të detajuara. Do të ndërmarrësh beteja përfshirëse për të arritur të të njohin merita personale, ashtu si edhe profesionale.
Mos ki frikë aspak: Yjet janë shumë bujare dhe të japin mundësinë që të arrish përmirësime të ndjeshme…
Shëndeti- Shkathtësi, një fizik shpërthyes dhe plot gjallëri: ja çfarë premton Horoskopi 2018 për ty në fillim të vitit! Në pjesën e parë të 2018-ës ki kujdes të mos biesh në dembelizëm dhe mundësoji organizmit të shkarkojë stresin, duke bërë më shumë ushtrime fizike dhe sport.
Kur të kesh arritur formën e dëshiruar, duhet ta mbash atë për gjithë pjesën tjetër të vitit. Nuk do të të mungojë dëshira për të marrë pjesë edhe në gara të rëndësishme.
DEMI
Viti 2018 është një vit që lind me praninë këmbëngulëse dhe të përzgjatur të një planeti si Urani në shenjën tënde. Një vit ky, që do të të shohë të nisesh me vrull për të arritur objektivat e paracaktuar dhe ato që prej kohësh dëshiron t’i shohësh të realizuara. Ndihma e Uranit është një ogur për nismat e tua, të cilat në fillim do të hasin në kundërshtinë e familjarëve, që kanë frikë për dështimin e tyre. Megjithatë, do të dish të bindësh ata që të rrethojnë se ato janë të vlefshme, pasqyrojnë projekte me këmbë në tokë, që do të sjellin rezultatin e pritur, duke shpërblyer kurajon dhe aftësinë tënde krijuese!
Dashuria- Kërkohet kujdes. Dashuria gjatë gjithë vitit 2018 do të paraqitet si një mbështetje, ndërkohë që gjithë gjërat e tjera mund të duken si të dobta ose pak të përshtatshme për të plotësuar ëndrra që i pret prej kohësh të realizohen.
Prania e Uranit tek Demi në muajt e parë të vitit bashkohet me Venusin, që të buzëqesh, dashamirëse dhe ngacmuese, nga shenja e Akrepit, çka të bën të mundur të përjetosh disa muaj qetësie absolute stimuluese, duke të dhuruar shumë lumturi në fushën emocionale!
Megjithatë, mbetet problemi i përhershëm i një xhelozie këmbëngulëse dhe posesive, që mund të të shtyjë në sjellje shumë polemike me atë që dashuron. Në të vërtetë, janë vetëm fantazma, ata rivalë në dashuri që ti mendon se sheh, janë vetëm në mendjen tënde. Personi që ke pranë është më besnik ndaj teje se asnjëherë më parë! Si Urani, ashtu dhe Jupiteri premtojnë një pranverë, në të cilën duhet të rishikosh edhe një herë sjelljet në marrëdhënie, që me siguri janë me shumë spica!
Një liri më e madhe u jep mundësinë të dy palëve të kenë hapësira të reja, që i bëjnë mirë raportit në një çift. Vera do të jetë një sezon me shpërthim të madh dashuror: për ata që janë të lirë do të mbërrijnë meteor të këndshëm dhe të papritur sentimental, që krijojnë situata gazmore, që duhen përjetuar me pasion.
Duke qenë se Jupiteri është kundërshtar, partnerin duhet ta konsiderosh si një dhuratë të vërtetë të ardhura nga qielli, një element themelor për ekuilibrin tënd afektiv. Prania e partnerit do të të japë siguri, ngrohtësi dhe një sens të mrekullueshëm mbrojtjeje, pikërisht ajo çka duhet për të transformuar një histori dashurie në një pasion të vërtetë.
Puna dhe financat- Është e kotë të të fshehësh se profesioni në vitin 2018 do të jetë një vrap me pengesa. Saturni tek Bricjapi, Jupiteri tek Akrepi dhe Neptuni tek Peshqit përcaktojnë situata ku ambicjet të shtypjne përpara, por rrethanat qiellore nuk bashkëpunojnë sa duhet për arritjet e tua personale.
Saturni pengon suksesin në ato situata pune, kur ti kërkon të dalësh në pah, si në planin social, ashtu edhe në marrëdhëniet mes bashkëpunëtorëve dhe ortakëve. Edhe Jupiteri “fut turinjtë” këtu, por zotësia tënde mund të bintë ata që të rrethojnë, me të mirë a me të keq, që të pranojnë se ke të drejtë. Më në fund, Neptuni krijon mungesë të mirëkuptimit, fërkime dhe mospërputhje të këndvështrimeve mes teje dhe atyre që komandojnë në administrimin dhe ecurinë e punës, tek nismat që kërkon të ndërmarrësh.
Uranin e ke me vete deri më 17 maj dhe ai të jep energji, por mund të humbesh shpesh dhe shumë lehtësisht durimin e të bësh gabime trashanike. Trego diplomaci dhe analizo me dinakëri lëvizjet që do të bësh. Që të arrish majën, kjo është një joshje e fuqishme, por situata familjare mund të të spostojë vëmendjen nga objektivi fillestar.
Vrulli me të cilin po hyn në vitin 2018 flet për vullnetin tënd që të dalësh nga vështirësi financiare, që të kanë kufizuar shumë mundësitë, për ta përdorur më lirisht paranë për të plotësuar më mirë kërkesat e tua, duke mbajtur një nivel të lartë jetese. Natyrisht, çështja shtrohet: të kursesh e të investosh, apo të shpenzosh pa kufi? Pa diskutim, do të priresh të zgjedhësh të dytën.
Shëndeti- Nisu me këmbën e duhur! Nisu me vrullin që duhet për t’i dhënë trupit tënd hijeshi dhe harmoni, që në disa momente duket se favorizohet. Yjet përforcojnë tek ty energjinë dhe vendosmërinë që duhet për të arritur qëllimin. Mos u lësho në duart e dembelizmit dhe mbaj gjithnjë zakonin e të bërit sport. Deri tani kjo të ka sjellë pasoja të favorshme për fizikun tënd.
Më mirë të heqësh dorë nga dreka e darka të bollshme që do të ndikonin në pangopësinë tënde. Me pak fjalë, lëvizje dhe ushtrime fizike, bashkë me një ushqim të shëndetshëm dhe korrekt, këto janë sekretet për të patur formën që dëshiron dhe për të shpëtuar edhe mëlçinë nga hallet!
BINJAKËT
Lëvizja e planetëve, duke krijuar aleancat e tyre qiellore, nxjerr në pah Neptunin e më pas Uranin. Ky i fundit veçanërisht do të jetë në fund të muajit maj ai që do të sjellë shumë dhurata të mira për Binjakët! Megjithatë, prapë Urani mund të krijojë probleme pjesën tjetër të vitit, pasi ai thith një pjesë të aftësisë tënde afektive, duke bërë që të rezervohesh më shumë se sa duhet në përzgjedhje. Sidoqoftë, Jupiteri do të angazhohet direkt për të ta bërë jetën e përditshme të kënaqshme dhe të përballueshme. Veprimi i tij do të japë fryte të mrekullueshme në fushën e punës.
Dashuria- Ndjenjat do të jenë në plan të dytë. Yjet dhe planetet me pozicionimet e tyre nuk do të mundësojnë aq shumë sa më parë gatishmërinë për të falur krejtësisht zemrën personit pranë teje.
Do të priresh të vlerësosh më shumë, me një rigorozitet gjykimi, jo lidhjet me romanticizëm të tepruar, por histori mbi baza më të sigurta, të tilla si respekti, vlerësimi dhe një përfshirje më të madhe në perspektivat e një jete të përbashkët.
Plutoni të bën të trembesh nga një teprim shumë i theksuar nga ana e personit që dashuron, kështu që të bën të rezervohesh dhe të kesh më shumë kujdes në dhënien me gjithë zemër ndaj tij, ndonëse ka të gjitha “letrat” në rregull për ta dashuruar. Kurse Urani të bën të mos kesh vuajtje dhe favorizon vendime të menjëhershme apo shumë radikale, që mund të të çonin në qendrime të ashpra apo tolerancë “zero” ndaj aspekteve të karakterit të partnerit, ndas disa sjelljeve që nuk të bindin dhe të pëlqejnë gjithnjë e më pak.
I gjithë viti do të shërbejë për t’u qartësuar dhe për t’u dhënë ndjenjave një karakter verifikimi, për të të bindur nëse personi që është pranë teje ka me të vërtetë të njejtën gjatësi vale me ty dhe u përshtatet plotësisht kërkesave të tua të reja në fushën e dashurisë. Muajt e dimrit nuk do të jenë të lehtë dhe dëshira për ndryshim mund të ndikojë edhe mbi mjedisin bashkëshortor…
Do të jetë më mirë në pranverë, stinë e cila hap rrugën për një frekuentim më të shpeshtë të personave me të cilët do të lidhen miqësi të reja dhe më të forta. Më special dhe frutdhënës do të jenë muajt e vjeshtës, kur do të triumfojë dashuria!
Puna dhe financat- Nën mbrojtjen e Jupiterit gjatë vitit 2018 nga pikëpamja profesionale do të marrësh një shtysë të dukshme, që do të të çojë në pozicionim më të favorizuar në atë fushë ku operon. Duke dalë më në fund nga një periudhë, gjatë së cilës nuk ke patur kënaqësi mnga pikëpamja ekonomike, do të dish të përfitosh nga sugjerimet e yjeve për të vendosur rregulla të reja financiare që do të të sjellin të ardhura më të mira.
Do të arrish të bësh më shumë produkte nga më parë për t’i ofruar klientelës, do të dish të bësh për vete më shumë klientë, edhe nga më larg se më parë, me anë të mënyrave më tërheqëse për tad he do të avidentosh aftësinë tënde për t’u përshtatur më mirë me ndryshimin e rrethanave.
Në pjesën e parë të vitit të ardhurat do të jenë shumë të mira dhe ato do të dish t’i investosh pastaj prapë, ndoshta edhe në vetë aktivitetin tënd, në sajë të aftësisë krijuese profesionale që të karakterizon.
Urani inkurajon ambicjen, por të jep pak aftësi në aspektin e zgjuarsisë në konkretizimin e strategjive dhe projekteve në fushën organizative.
Ndërkohë, Plutoni mund të të sjellë në krah ortakë apo bashkëpunëtorë ekspertë të mirë, të cilët duhet të trajtohen me diplomaci dhe vendosmëri. Nga pikëpamja e punës, viti do të nisë menjëherë mirë dhe do të sjellë mundësi të cilat duhet të kapen e të shfrytëzohen në pjesën tjetër të 2018-ës, periudhë, gjatë së cilës do të shohësh se pozicioni yt professional do të konsolidohet.
Mund të arrish një siguri të fuqishme financiare, mjaft solide, falë aftësive krijuese, menaxheriale dhe sipërmarrëse që do të favorizojnë yjet. Por ajo çka do të të sjellë sadisfaksion më të madh individual do të ketë të bëjë me rritjen e madhe të prestigjit dhe diferencës pozitive ndaj të tjerëve. Personaliteti yt do të të mundësojë të ndërveprosh më mirë mbi këdo!
Shëndeti- Ndoshta, nga pikëpamja fizike, do të kesh më pak nxitje drejt lëvizjeve dhe sportit dhe duhe të mbash parasysh se Saturni do të mund të jetë shkaku parësor i një tendence drejt grumbullimit, që do ta bënte paraqitjen tënde më pak të zhdërvjellët. Urani të këshillon të shmangësh situata që mund të jenë të rrezikshme dhe Plutoni të kërkon të kesh një kujdes më të madh për trupin tënd dhe për mirëqenien tënde në përgjithësi!
GAFORRJA
Aleancat dhe favorizimet qiellore bëjnë që Gaforret ta kenë të lehtë vitin e ri 2018, të shtyrë drejt situatave pozitive. Jo rastësisht do t’i mbrojnë gjatë gjithë 2018-ës Jupiteri dhe Urani, dy planete të fuqishëm, njeri bujar dhe dashamirës, tjetri i karakterizuar nga origjinaliteti dhe zhdërvjelltësia. Plutoni do të të bëjë të sigurtë dhe me mundësi më të shumta në fushën e punës, kurse Saturni kërkon që të jesh më në rregull me përcaktimin e imazhit tënd, që duhet të jetë solid. Jupiteri nga ana e tij favorizon zhvillime interesante në miqësi.
Dashuria- Terreni për dashurinë rezulton pjellor. Pozicionet qiellore mund të nxitin situata në çift shumë të këndshme. Kjo vjen ngaqë Jupiteri dhe Urani kalojnë në dy shenja të Ujit, pikërisht ballë për ballë me Venusin, që kalon tek Bricjapi në dy muajt e parë të vitit. Kjo situatë mund të përcaktojë një fazë, gjatë së cilës duhet të shpalosësh gjithë dinakërinë dhe shpirtin luftarak për të mbrojtur ndjenjat e tua nga sulme të jashtme dhe rreziqe të tjera. Strategjia jote rezulton fituese në të gjithë periudhën sa i përket dashurisë.
Do të jetë me të vërtetë e fuqishme energjia e ndjenjave e momentit. Mirëkuptimi i fortë, bashkuar me një tërheqje të jashtëzakonshme seksuale, favorizon një bashkim pjellor në çdo aspekt, aq sa mund të parashikohet edhe ndonjë event i gëzuar dhe i shumëpritur si ardhja e një bebeje në jetë! Jupiteri tregon se një rritje e familjes nuk do të të gjente kundër dhe Urani i favorshëm mund të ndikojë edhe ai në këtë drejtim, duke vënë në dispozicion teknika të reja për shtatzaninë.
Sidoqoftë, në fushën e dashurisë viti i ri paraqitet me të vërtetë “i nxehtë” dhe ndjenja se i përket njeriut të zemrës nuk do të ndihet si minus, dhe kjo përshtypje do të vihet edhe më shumë në dukje në çiftet e konsoliduara.
Pas një pranvere triumfuese do të pasojë një verë e ëmbël dhe e shkëlqyer, por do të jetë vjeshta stina kur premtimet e ëmbla të planeteve do të bëhen të vërteta dhe do të nxitin perspektivat për çiftet, të mbështjella në një parantezë me të vërtetë të bukur dhe plot me dashuri…
Puna dhe financat- Shpalos ambicjet e tua! Aspektet me siguri të favorshme të sferës qiellore promovojnë cilësitë e tua profesionale, edhe pse të duhet të bësh mirë llogaritë, pra të vlerësosh mirë paranë, që nuk është ndër ppikat e tua më të forta. Është e rëndësishme që të rishikosh edhe një herë burimet e tua të fitimit, për të rritur të ardhurat.
Marrëdhëniet me bankat dhe institucionet e tjera kredidhënëse duhet të ndiqen në mënyrë të leverdisshme, me kujdesin dhe profesionalizmin që di të zbatosh kur fjala është për gjëra që me të vërtetë vlejnë. Jupiteri të bën të aftë të rrezikosh, të jep mundësinë për të patur një vizion të gjerë për çështje të punës, duke përdorur burimet e tua, bashkë me ato që të venë në dispozicion yjet.
Plutoni sugjeron sjellje pak më ndryshe dhe më elastike: më pak besnike ndaj ligjeve dhe rregullave, por me kujdes shumë të madh. Në fakt, vlerësimi me zgjuarsi i rrethanave dhe kujdesi duhet të ecin me një hap.
Neptuni të bën të kuptosh se situata ekonomike në përgjithësi të lejon të ecësh përpara duke përdorur intuitën dhe përpjekjet e tua duhet të përqendrohen pikërisht tek shëndeti. Nëse rruga që ke marrë për të arritur një nivel jetese të përshtatshëm nuk të duket pozitive, është Neptuni që do të të sugjerojë alternativa me vlerë për të zhvilluar aktivitetin tënd.
Urani të ofron ndihmë dhe mhëtetje të vlefshme gjatë muajve të parë të vitit 2018, duke të dhënë vrull dhe gjallëri, që bëjnë shumë punë në realizimin e programeve të përcaktuara nga yjet, që krijojnë kushtet për të lehtësuar realizimin e objektivave të tu.
Ndërkohë që Jupiteri favorizon përfitime më të mira dhe më shumë arkëtime, Saturni shtyn drejt kursimeve. Planeti nxit mbylljen e marrëveshjeve dhe sugjeron angazhimin në impenjime afatgjata, si blerje letrash me vlerë aty ku rendimenti është më i lartë.
Shëndeti- Nuk e ke namin si shenjë që ke veçanërisht prirje për të praktikuar sportin me një farë impenjimi. Edhe këtë vit që vjen nuk është se po kërkon nga veprimtaria shlodhëse mirëqenien fizike, por më tepër shoqëri dhe humor të përbashkët, duke sgjeruar njohjet dhe miqësitë. Suksesi dhe arritja në këto moment shoqërizimi lindin në sajë të shpirtit tënd gazmor, të aftë që të nxitë në grupet që frekuenton një ndjenjë më të fuqishme integrimi.
LUANI
Besoji mesazhit qiellor, i cili në vitin 2018 të konsideron të rregullt, racional, logjik dhe të kujdesshëm ndaj gjithckaje që mund të të shtyjë drejt realizimit të plotë të dëshirave të tua. Për këtë do të kesh një mbrojtje të fuqishme, të krijuar nga aleanca e fortë që krijohet nga prania e Jupiterit në shenjën e Akrepit, e përforcuar nga mbështetja e Plutonit. Kjo është një kartë fituese që propozon ambicje të forta. Neptuni mund të krijojë probleme në harmoninë dhe marrëdhëniet familjare.
Dashuria- Duhet të dish ta “kultivosh” më mirë. Planeti i Uranit të sjell shumë të mira, të dërgon këshilla të natyrës praktike, të do që të kesh guxim dhe të deshifrosh mesazhin, të cilin yjet e favorshme kanë përgatitur ndaj teje.
Urani të jep një ndihmë të çmuar për të të krijuar një atmosferë të qetë familjare, në kushtet kur Jupiteri nuk t’i thjështëzon marrëdhëniet në familje. Përqendrimi i madh në objektivat praktikë nuk arrin të të bëjë të braktisësh krejtësisht botën e ndjenjave, por nuk do ta përjetosh si zakonisht dashurinë me një pasion të fuqishëm dhe gjithëpërfshirës.
Ndoshta ambicja apo dëshira për t’i treguar botës atë që di të bësh, veç vullnetit për t’u afirmuar më një kontekst të rëndësishëm, janë elementet e një sjelljeje, në të cilën ti ke rolin kryesor, duke lënë partnerin në “gjysmë-hije”. Do të përqendrohesh shumë dhe do të matesh nëpër sfida kundër rivalëve luftarakë.
Neptuni në shenjën e Peshqve do të të shtyjë të marrësh në konsideratë njerëz që duan të të bëjnë të humbësh kohë të çmuar. Njeriu që ke për zemër mund të ndihet keq nga mungesa e vëmendjes tënde, kështu që duhet rregulluar një “fole” komode dhe një situatë e qetë: ky veprim mund të shërbejë si leje kalimi për një liri veprimi të lidhur me momentin e vështirë që duhet të kalosh.
Pas një pranvere plot premtime do të vijë një verë e nxehtë dhe një vjeshtë e pasur me realizime. Në muajt e fundit të vitit do të mund të vije edhe një herë në vend të parë ndjenjat!
Puna dhe financat- Ambicjet e tua vijnë në rritje. Shijet e thjeshta kërkohen nga ana e Saturnit në shenjën e Akrepit, një planet ky modest dhe i urtë, që nuk i ka qejf llafet e kota, por është i vendosur të të bëjë të arrish më të mirën.
Kështu, në fushën e punës do të përqendrohesh në thelb, duke lënë mënjanë situata periferike, duke u adresuar drejt detyrave dhe profileve me prestigj, atyre prej nga kontrollohet pushteti. Jupiteri pohon se do të gjesh në vendin tënd rezultatet më të mira, edhe në aspektin financiar dhe në tregun e brendshëm do të gjesh shpërblimin për dëshirën për të rënë në sy, për të qenë aktiv dhe me aftësi për të negociuar me shkathtësi në një mjedis të gatshëm të kuptojë propozimet e tua.
Për gjatë gjithë vitit, Plutonin do ta kesh një aleat në fushën e krijimtarisë. Favorizimi nga ana e tij fuqizon aftësitë e tua për të realizuar idetë, frymëzimet dhe i bashkon në mënyrë origjinale, konkrete dhe të zgjuar. Ndërsa Neptuni do të bëjë që ti të rendësh vetëm drejt suksesit, pasi do ta kesh të vështirë të gjesh bashkëpunim apo solidaritet në projektet që dëshiron të realizosh.
Por ajo që ndoshta do të të mundojë më shumë do të jetë mbështetja financiare. Do ta gjesh në familje; këtu, ata që ke rreth e rrotull do të venë në dispozicionin tënd ndihma praktike për të kryer apo paguar shpenzimet që duhet të bësh për të realizuar aktivitetin që kërkon të ngresh. Dëshira për të fluturuar lart dhe mundësia e realizimit ekzistojnë, por bëji mirë llogaritë dhe mos rreziko më shumë se sa duhet, vetëm kështu ke sigurinë që do të fitosh!
Yjet do të të sigurojnë mundësitë më të mira për realizimimin e synimeve të tua ekonomike në ata sektorë ku tashmë ke arritur të tregosh që janë të frytshëm për ty, në ato fusha ku ke arritur të fitosh. Horoskopi thotë se Urani me urtësinë e tij të rreptë do të ndikojë drejt veprimeve më të matura dhe do të të drejtojë drejt shpenzimeve më të pakta dhe drejt zgjedhjeve të rëndësishme në çështjet e përditshme, por pa e tepruar…
Shëndeti- Je gjithnjë në lëvizje. Sporti dhe ushtrimi fizik janë çelësi që duhet të përdorësh gati përditë për të shmangur dembelizmin muskulor, më tepër se sa kontraktime të dhimbshme, ku do të të shtyjnë për fat të keq kombinimet qiellore.
Për funksionimin e mirë të mëlçisë dhe tonusin nervor mos nënvlerëso sinjalet që i vijnë organizmit tënd, duke mbajtur parasysh faktin se, në sajë të Uranit, do të jesh plot me energji gjatë gjithë vitit 2018. Megjithatë, mundohu të mos kalosh caqet!
PESHORJA
Viti 2018 propozon aspekte krejtësisht praktike. Mesazhi nga ana e Jupiterit është i qartë: ky planet synon të fuqizojë sektorin ekonomik përmes një aktiviteti që të jep kënaqësi, të lehtësuar edhe nga teknologjitë e reja. Këtë e mbështet Urani, që do të merret në plan të parë me rinovimin e “veglave” që të duhen në veprimtarinë tënde.
Dirigjent i orkestrës për të gjithë vitin 2018 do të jetë për ty Neptuni, një element yjor i aftë të përçojë ndjeshmëri dhe poezi dhe të bëjë që të zhvillohen në maksimum aftësitë e tua në fushën e krijimtarisë.
Dashuria- Nuk do të nisë mirë situata sentimentale. Venusi në shenjën e Akrepit është tepër e akullt ndaj teje, por Jupiteri lozonjar premton të verë në pah tërheqjen erotike për t’i dhënë një impuls pozitiv jetës në çift.
Të bëhesh po aq i domosdoshëm për partnerin tënd sa edhe ajri që thith, kjo është një taktikë që do të pranohet nga ai me gjithë qejf dhe mbi të gjitha do të dijë t’u përshtatet më mirë kërkesave të tua.
Por do të jetë Neptuni ai që do të diktojë rregullat e veta. Ai të kërkon romanticizëm, sjellje të ëmbël, në mënyrë që personit të zemrës t’i bësh të kuptojë që je përfshirë krejtësisht në marrëdhënien me të. Neptuni ushqen ndjenjat e fuqishme dhe kërkon prej teje një pjesëmarrje të saktë për një përjetim dashurie që të lejë shenjë në një kontekst plot gjallëri dhe shumë pasionant.
Pas një fillim viti me pikëpyetje, do të vijojnë muaj intensivë. Në pranverë rizgjimi i performancës tënde erotike do të jetë me të vërtetë për t;u shënuar. Do të vijojë një verë, gjatë së cilës kurioziteti ndaj së resë dhe dëshira për të zgjeruar kufijtë e tu do të të shtyjë drejt historive të reja, që do të jenë shumë të mira.
Horoskopi 2018 për Peshoren thotë se viti do të jetë i pasur me të reja edhe gjatë vjeshtës, që do të nxjerrë në pah sukseset që do të duash t’i ndah me njeriun e zemrës, ndoshta duke e bërë edhe më të fortë lidhjen në çift. Por në muajt e fundit të vitit mund të dal në skenë një xhelozi shumë e fuqishme…
Puna dhe financat- Mes objektivave të tu dhe mundësive që ka vendosur qielli të të hapë ekziston një hendek i thellë! Ti je në kërkim të një suksesi konkret dhe të një fitimi të qartë ekonomik, por yjet do të donin të të jepnin në radhë të parë mundësi në drejtim të prestigjit dhe autoritetit profesional në fushën ku operon.
Afirmimi profesional i këtij viti është një objektiv që e arrin, por tensionet që ekzistojnë mes Jupiterit, Saturnit dhe Neptunit nxjerrin në pah se duhet të përpiqesh shumë, që suksesi të të japë më shumë siguri dhe qetësi ekonomike. Shfrytëzo sa më mirë aftësinë krijuese dhe atë për të punuar me një impenjim të ri.
Plutoni sugjeron një politikë dinake të përforcimit të imazhit dhe emrit të mirë, kështu që do të të duhet të bësh më shumë jetë sociale, duke frekuentuar vende dhe njerëz që mund të shërbejnë si jehonë për talentin tënd. Fjalët e ditës janë zgjuarsi dhe konkretizim, me siguri do të arrish të bashkosh përvojën me gjërat e reja.
Do të gjesh forcën për të zgjeruar detyrat që merr mbi vete në sajë të aftësive të fituara ndër vite, pr çka do të të duhet të presësh leje nga “sferat e larta”. Në pjesën e parë dhe të fundit të vitit do të përqendrohesh në njerëz dhe treg të njohur, ndërkohë që në pjesën tjetër në njerëz dhe tregje të reja.
Pozicionimi i Jupiterit në vitin 2018 garanton të ardhura të mira edhe andej nga nuk e prisje, që mund të të shërbejnë për ë shlyer borxhe apo detyrime të marra më parë. Të ardhurat dhe investimet që do t ëbësh më 2018 mund të përbëjnë një vijë nisjeje për rilindjen tënde ekonomike. Një strategji financiare që bashkon zëra të rinj me situata tashmë të rregulluara të vendos larg çdo rreziku
Shëndeti- Dëgjoji sinjalet nga fiziku. Viti 2018 për Peshoren nuk nis në shenjën e ndonjë dinamizmi të madh, më tepër duket se do të të duhet që të harxhosh më shumë energji se ç’mendoje. Ngadalësimi që vjen nga Jupiteri, ftesa për mature nga ana e Saturnit dhe turbullirat nga Neptuni nuk janë shenja që shtyjnë drejt një periudhe ku fiziku shprehet më mirë.
Shmang çdo lloj sforcimi, kjo është metoda më e mirë për të përfituar nga këshillat e yjeve. Shëndeti arrihet edhe nëpërmjet një ushqimi të shëndetshëm dhe të ekuilibruar, kujtohu për këtë!
VIRGJËRESHA
Viti 2018 paraqitet si një vit ku vrulli dhe iniciativa shkojnë kundër mendimit të atyre që duan të tregosh më shumë maturi dhe të dëgjosh më shumë të tjerët. Urani qendron gjithnjë përballë, duke të bërë që të mos shqetësohesh për situata tepër të vështira dhe ato që të lejojnë një hapësirë veprimi të kufizuar.
Këtu do të kësh si një aleat të çmuar Jupiterin. Do të ndikojë mbi popullaritetin tënd dhe do të të mundësojë zgjerim të grupit të miqve të tu, duke shumëfishuar shanset në ato raste kur vendos të frekuentosh mjedise të reja, në shtresa të ndryshme shoqërore.
Dashuria- Qendrimi i gjatë i Venusit në shenjën e Akrepit në muajt e fundit të vitit dhe ndikimi në të njejtën kohë i Uranit nga Demi do të të dhurojnë një pozicion të favorshëm.
“Dashnorët e mëdhenj” të Zodiakut favorizojnë lindjen e dashurive të forta, plot me ëmbëlsi dhe pasion të nxehtë. Ndërkohë që viti fillon do të kesh shumë raste për të shfrytëzuar. Ndjenjat do të vijnë njera pas tjetrës plot emicione dhe mirëkuptimi mes teje dhe personit që ke për zemër do të jetë i plotë.
Në rast se pranë teje nuk ke një partner tashmë të konsoliduar, mos nguro të ecësh përpara, personi që kërkon të bësh për vete ndodhet në të njejtën gjatësi vale me ty. Natyrisht, edhe në mungesë të fjalëve, do të lindë një tërheqje që nuk do të lejë pikë dyshimi. Mundësia e të përjetuarit të historive intensive në çift është konkrete dhe më në fund yjet do të të tregojnë sekrete intime dhe të ëmbla për të të dhuruar një dashuri, e cila do të dijë të të lumturojë.
Urani këshillon maturi në marrëdhëniet që vijojnë prej kohësh, sidomos në rastet kur mirëkuptimi mes të dyve ka nisur të çalojë. Ndoshta ka ardhur koha për të kthyer faqen e librit. Por kujdes duhet edhe në takimet e reja, sidomos nëse e kupton që ndoshta nuk je përballë personit që është adapt për ty.
Në rast se Urani dhe Venusi në fillim të vitit do të ndezin dashurinë dhe do të të dhurojnë histori premtuese që do të pasqyrohen pozitivisht përgjatë gjithë vitit 2018, Jupiteri i madh do të adresojë rrezen tënde të veprimit në fushën sociale, një terren pjellor për takime të reja. Pranvera është intriguese, vera “shumë e nxehtë” dhe vjeshta do të jetë e pasur me premtime romantike.
Puna dhe financat- Situata tek puna flet për domosdoshmërinë e një ndryshimi. Por kushtet e përgjithshme nuk e inkurajojnë. Në rast se dëshiron të veprosh, impenjohu dhe realizoje këtë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Horoskopi 2018 për Virgjëreshën thotë se Neptuni në fushën e punës mbështet aftësitë e tua dhe të sugjeron të zgjerosh sferën tënde të veprimit, të përfundosh një përgatitje teknike që mendon se mund ta përballosh për të kapërcyer pengesat e krijuara nga persona që nuk janë shumë të gatshëm të të ndihmojnë.
Pikërisht në fillim të vitit që situata bëhet më e vështirë. Kundërvënia e Neptunit ndaj Saturnit tek Bricjapi ndërlikohet edhe më tej nga kontrasti mes Uranit dhe Jupoterit. Ky kuartet yjor të drejton nga shanse të ndryshme ndër mundësitë që do të kesh për të luajtur në fushën profesionale.
Shtyrë nga një dëshirë e fortë çliruese prej kushtëzimeve frenuese, do të arrish të kapësh sugjerimin qiellor dhe do t’i japësh aktivitetit tënd një vrull të ri. Do të arrish suksesin që meriton dhe grafikët do të rriten në planin ekonomik. Ndryshimet që kërkojnë yjet në vitin 2018 mund të kenë të bëjnë me ndonjë ndryshim të selisë, rinovim të zyrës, pjesëmarrje të rëndësishme mes bashkëpunëtorëve që frekuenton për motive pune.
Më sajë të impenjimit tënd do të arrish me siguri të rritësh financat e tua. Mos nxito që në fillim të vitit të bësh investime dhe ndërkohë ruaj marrëdhënie të mira me bankat dhe shoqëritë që japin leasing, ndoshta gjatë vitit do të jenë të domosdoshme për të të mundësuar korrigjime të rëndësishme në punë.
Shëndeti- Miti i efektshmërisë, që ti e ndjek prej kohësh, zhvillohet tek aftësitë fizike, ku në pjesën më të mirë ka të bëjë me aftësitë e tua për t’u marrë seriozisht me organizmin tënd. Kjo ka të bëjë si me shëndetin, ashtu edhe me estetikën apo mirëqenien në përgjithësi.
Për Virgjëreshën viti 2018 nis shumë mirë falë shkarkimeve jetësore të fuqishme që do të të bjnë të vazhdosh pa u lodhur. Një ushqim i kujdesshëm, thjeshtësi në stilin e jetesës, sport dhe ushtrime fizike, këto janë në bazë të një sjelljeje të shëndetshme, larg shqetësimeve që sjell një jetë shumë stresuese.
AKREPI
Viti 2018 është një vit gjatë të cilit do të vijnë zgjidhje të vlefshme për problemet që vijojnë prej kohe. Një periudhë kur do të përmbyllen shumë situata gjatë të cilave je shqetësuar dhe stresuar mjaft. Mbrojtja nga ana e Jupiterit të transmeton plot lumturi dhe shtytja e Uranit tek Dashi dhe tek Demi do të dalë në pah si një shenjë e qartë simpatie që yjet ushqejnë ndaj teje.
Planetet e shpejtë janë të mendimit se falë zgjerimit në fushën e miqësive edhe xhiroja e biznesit do të kishte përfitime
Dashuria- Mund të jetë xhelozia motivi përçues gjatë muajve të parë të vitit. Partneri në dashuri nuk do ta pranojë lehtësisht suksesin tënd, atë sjellje që shkëlqen dhe të bën për vete, kështu që përballë kësaj do të fillojë të ruhet më shumë. Tensionet mes yjeve do të ndërhyjnë në jetën e çiftit dhe do të nxitin mosmarrëveshje brenda mureve të shtëpisë. Merru pak më shumë me çështje familjare, duke përfshirë këtu fëmijët.
Dëshira për të arritur objektiva apo fitore të rëndësishme në dashuri është një hap pa dyshim i nxituar, më mirë të shmangësh përfshirje të kota.
Në pranverë do të shkurtohen distancat mes teje dhe gjysmës tjetër tënde. Sëbashku do të gjeni përsëri harmoninë e duhur. Kjo do të sjellë një qetësi pozitive në marrëdhëniet në çift që zbukuron jetën e përditshme gjatë pushimeve verore, por duhet të largosh nga zemra flirte apo lidhje të vockla që të hutojnë. Vetëm kështu do të mundësh të arrish në një “ishull lumturie”, larg çdo rreziku. Do të keni të njejtat aspirata dhe do të ëndërroni të njejtat gjëra.
Dashuria për Akrepin gjatë vitit 2018 është një ndjenjë e domosdoshme, kujdes të mos e humbasësh rrugës! Vjeshta duket se do të jetë stinë e pasur me raste për të realizuar një bashkëjetesë më të ekuilibruar, të aftë për të shprehur vlerësimin reciprok.
E qetë dhe me shumë gëzim do të jetë periudha e fundit të 2018-ës.
Puna dhe financat- Me fillimin e vitit të ri, Plutoni dhe Jupiteri konfirmojnë domosdoshmërinë për të siguruar fitime më të larta se ato që merr, një argument ky që duhet të të bëjë të forcosh kërkesën për të marrë ato që të takojnë të marrësh.
Konflikti kontribuon që sektori profesional në të cilin operon ti të pësojë shumë ndryshime gjatë gjithë vitit 2018. Jupiteri në shenjë është i vetëdijshëm për aftësitë e tua dhe të nxit të çosh përpara kërkesat e tua të drejta si pranim të aftësive të tua. Plutoni të bën të qartë se mund të pretendosh më shumë, meritë kjo edhe e një pune të palodhur dhe të vazhdueshme që të lejon të ngresh nivelin e kërkesës.
Fillo të lëvizësh, duke zgjedhur kohën dhe mënyrat e duhura! Disa të lindur nën shenjën e Akrepit mund të kërkojnë një autonomi më të madhe pune se sa ajo aktuale. Ndërkohë janë shumë ata që i përkasin kësaj shenje të cilët, të inkurajuar nga Jupiteri, do të përballen me kërkesa të tregut për të marrë rezultate më të mira profesionale dhe ekonomike.
Saturni tek shenja e Bricjapit do të bëjë që të të lindin ambicje profesionale me përmasa serioze, por do të bëje mirë t’i trajoje ato me kujdes, pasi atë planet me siguri që nuk e ke aleatin tënd. Një tjetër pengesë në rritjen tënde do të gjesh tek Neptuni, i cili krijon mjegulla dhe rrëmujë në mjedisin familjar, një problem ky që mund të të shpërqendrojë shumë…
Urani dhe Jupiteri të këshillojnë ta ruash paranë dhe të vesh në zbatim zgjedhje financiare të matura në mënyrë që të krijosh bazat për një sukses në të ardhmen në fushën financiare. Mundohu të impenjohesh me më shumë kujdes në çështjet e biznesit dhe mundohu të shtysh për më vonë disa shpenzime.
Ndërkohë, mundohu të arkëtosh detyrime që kanë të tjerët ndaj teje. Zotësia jote në fushën profesionale do të të sjellë një numër zhvillimesh pozitive, që mund të garantojnë rritjen e fondeve në dispozicion.
Shëndeti- Duhet ta fillosh vitin e ri 2018 me bindjen se duhet të rregullosh problemet e vogla që të kanë prishur punë në fushën e shëndetit. Po le pas vetes një periudhë të flashkët, kshtu që të duhet të rimarrësh energji dhe forcë jetësore. Kjo është përparësia për të përballuar muajt e parë të vitit të ri.
Një zgjidhje e mirë do të kishte qenë dalja më shumë në shoqëri, që të ndihmon të çlodhësh mendjen dhe të kesh më shumë besim në aftësitë e tua. Kujdes duhet të kesh për dhëmbët, organet e tretjes dhe kockat gjatë gjithë vitit 2018.
SHIGJETARI
Viti 2018 është një vit i shkëlqyer për ty. Prania në shenjë e Jupiterit dhe Merkurit, shumë pranë njeri-tjetrit, do të të japë mendime të qarta, aftësi intelektuale dhe shumë dëshirë për të zgjeruar njohuritë e tua në fushën profesionale.
Në pjesën e parë të vitit Urani do të të ndihmojë të zgjidhësh grindjet profesionale, të cilat kanë mbetur pezull prej kohësh. Kurse Venusi tek shenja e Akrepit transformohet në një shtysë të rëndësishme në drejtimin financiar.
Dashuria- Shtohet dëshira për të vendosur një atmosferë bashkëpunimi me atë që dashuron, për të përjetuar jo vetëm dashuri, por edhe një pjesëmarrje reciproke të fuqishme në jetën në çift, një lidhje të qetë, konstruktive dhe më të ekuilibruar me gjysmën tjetër tënden.
Objektivi i përbashkët për të arritur një mirëkuptim më të madh tregon se interesat e të dyve nuk do të ndalen vetëm tek pjesa emocionale, por do të konsolidohen edhe në aspektin ekonomik, për të çuar përpara projekte ambicioze që lidhen me shtëpinë dhe familjen.
Viti 2018 sa u përket historive të reja dashurore u propozon emocione të fuqishme dhe pjesa më intime dhe më e ndjeshme e shpirtit tënd do të të shtyjë të përjetosh një marrëdhënie të veçantë dhe me shumë intensitet. Në pjesën e parë të vitit mënyra se si përjeton ti ndjenjat do të jetë pasionante, ndërkohë që nga prilli do t’u japësh më shumë vend vrulleve emocionale që do ta bëjnë marrëdhënien krejtësisht magjike.
Vera është shumë interesante. Ndjenja e përbashkët me partnerin është absolute. Nuk janë të domosdoshme fjalët për të krijuar një harmoni të përsosur. Janë yjet që vendosin një marrëdhënie të tillë mes jush, që gjatë vjeshtës do të ngjyrosej edhe më tej me rozë, duke të dhuruar qetësi dhe kënaqësi.
Në muajt e fundit të 2018-ës xhelosia dhe rivaliteti mund të shqetësojnë mirëkuptimin në fushën dashurore. Mos lejo që dyshimet apo thashethemet të të vënë poshtë. Fundi i vitit do të jetë shumë i favorshëm dhe mes teje dhe personit që dashuron do të ketë ngrohtësi, ëmbëlsi dhe shumë sinqeritet.
Puna dhe financat- Fusha profesionale dhe puna jote në përgjithësi meriton një vëmendje absolute, sidomos në pjesën e parë të vitit 2018, në rast se dëshiron të vendosësh gjërat në vendin e duhur dhe të stabilizosh marrëdhëniet e tua me ortakët, bashkëpunëtorët dhe shefat. Objektivi është të rigjesh një ekuilibër më të mirë për të rifituar pozitat e humbura dhe për të arritur një vlerësim të drejtë të profesionalizmit tënd, siç e meriton. Rezultati që ti ke arritur në aktivitetin e kryer meriton që ta njohin të gjithë.
Në rast se me tone miqësore nuk do të mund të marrësh atë që të takon, atëhere duhet të jesh gati të përdorësh veprime të prera dhe të qarta. Urani që ndodhet mes Dashit dhe Demit ta kërkon një gjë të tillë.
Duke filluar nga qershori dhe gjatë gjithë verës shumë situata pezull do të gjejnë zgjidhje përfundimtare. Prej atëhere pritet të të vijnë para’ edhe në sajë të ndihmës që do të të japin planetet në kalojnë në shenjën e Bricjapit, të aftë të të mbështetin në kërkesat e tua të drejta dhe ambicjet që të sugjeron Saturni.
Në muajt e verës do të jetë e mundur të ndryshosh selinë, në mënyrë që të përmirësosh kushtet e tua të punës. Mund ta përdorësh më mirë kohën e lirë dhe t’u qendrosh më pranë njerëzve që do, të ushtrosh hobby-t e tua. Mos harro se ti zotëron edhe aftësi të spikatura artistike, ndoshta mund të investosh edhe në këtë fushë, do të bashkoje aftësitë me kënaqësinë dhe do të fitoje mirë.
Gjatë muajve të fundit të vitit do të kesh fitime, madje edhe prurje financiare që nuk i prisje, të cilat mund t’i investosh sërish në aktivitetin tënd.
Plutoni që kalon tek kjo shenjë do të të favorizojë për investimet dhe zgjedhjet ekonomike që duhet të ndërmarrësh dhe në sajë edhe të Saturnit aleat do të mbrohesh nga çdo rrezik. Jupiteri do të dalë tek shenja e Shigjetarit, me siguri që do të dijë mirë të të japë ato që ke kohë që i pret…
Shëndeti- Viti 2018 do të hapet me një vrull të ri, ku dinamizmi dhe gjallëria do të të japin mundësinë që të çosh përpara një program të rimëkëmbjes së formës fizike. Ushtrime, lëvizje në ajër të pastër dhe dëshirë për të udhëtuar, këta element do të ta bëjnë me siguri jetëm më pak monotone.
Yjet të këshillojnë të bësh sport, më mirë edhe me shoqëri bashkë, ndonëse ty të pëlqen më shumë të përjetosh momentet e tua të mira në vetmi. Një gjë është e sigurtë: përdor më së miri burimet e tua energjetike. Po i bllokove mund të dëmtosh mirëqenien fizike dhe mendore…
BRICJAPI
Në fillim, viti 2018 do të shpalosë menjëherë energjinë shtytëse, që të vjen nga Urani dhe që pasuron më tej gjallërinë tënde. Në sajë të qendrimit të gjatë të Saturnit në shenjën tënde, pikërisht në muajt e parë të 2018-ës, diplomacia, eleganca dhe emocionet pozitive do të jenë si një lloj kart-vizite, e fuqizuar me një vendosmëri të paepur dhe vullnet të hekurt.
Mos u mundo shumë duke u lëkundur për të marrë vendime: në disa fusha të leverdis të thuash “o të gjitha, o asgjë”!
Dashuria- Dashuria vishet me pasion! Viti 2018 vjen vendosmërisht i mirë sa u përket çështjeve me karakter emocional. Jo vetëm që tek shenja jote do të jetë fillimisht prania e Venusit, por deri në fund të shkurtit edhe Urani nga shenja e Dashit do të ndikojë që të shtojë pasionin, ndjenjat, mirëkuptimin erotic dhe të të japë fuqi tërheqëse të jashtëzakonshme.
Viti 2018 nga pikëpamja e dashurisë nis menjëherë me situata të dukshme sensualiteti. Marrëdhëniet do të jenë të ngrohta, të pasura me detaje bashkëpunuese, ku seksi dhe psike’-ja bashkohen në një!
Ata që mendojnë se ti bën pjesë tek një shenjë e matur, e kontrolluar dhe shpesh herë e shkëputur nga të tjerët, duhet ta mendojnë sërish vlerësimin që kanë për ty, në dritën e jetës shpërthyese sentimentale që do të kesh më 2018.
Një Saturn paksa jashtë të zakonshmes dhe një Uran shumë kurioz mund të paraqiten si bashkautorët e dashurive me shikim të parë që do të lihen pas. Do të jenë shumë zemrat e copëtuara që uria jote për afekte të reja do të braktisë rrugës. Por lidhjet që i kanë rezistuar kohës do të mund të përjetojnë sërish tërheqjen fillestare, një ringritje e marrëdhënieve në çift në bazë të emicioneve reciproke.
Të qendrosh pranë personit që dashuron është një dëshirë, e cila nuk do të të ndahet gjatë gjithë vitit, duke të dhuruar emocione të ëmbla dhe ndërgjegjësimin për atë që nuk ke për ta pranuar asnjëherë vetminë. Pranvera dhe vera do të jenë nën shenjën e gjërave të reja, ndjenjave të reja. Deti dhe dielli do të jenë bashkëpunëtorë në suksesin tënd.
Puna dhe financat- Luaji sa më mirë letrat! Të gjitha situatat që ishin bërë lëmsh duke të penguar në rrugën e suksesit të projekteve të tua tani rezultojnë krejtësisht të zgjidhura. Në muajt e parë të 2018-ës mund të nxitesh të marrësh mbi vete një numër tepër të madh impenjimesh, por sapo të rimarrësh ritmin e duhur do të gjesh mënyrën për të balancuar shtesën e detyrave me një përgjigje në drejtimin operativ, madje edhe pa hequr dorë nga koha e lirë.
Mund të jetë viti gjatë të cilit emri yt dhe aftësitë e tua do të marrin një forcë të re, në sajë të publicitetit që do të të bëjnë Jupiteri dhe Urani, në një lidhje shumë pozitive me njeri-tjetrin. Popullariteti në rritje do të ndihet në fusha të ndryshme, edhe në ato, ku ti ende nuk ke shkelur. Energjitë fizike do të jenë në maksimum, mjendja pjellore, duke parashikuar një vit gjatë të cilit do të mund të realizohen tërësisht shumë nga idetë e tua, pa folur për nuhatjen, që do të jetë gjeniale ndaj rrethanave në të cilat do të paraqiten.
2018-a parashikohet të jetë shumë më jetësor se viti që po mbaron, pe perspektiva që shkojnë përtej fjalëve “këtu” dhe “tani”, duke hedhur baza për periudhat pasardhëse. Në themel të punës do të kesh zgjuarsinë dhe arsyen, me të cilat do të mund të ndryshosh mënyrën se si punon, duke arritur një rendiment më të madh dhe të ardhura më të mëdha nga përdorimi i burimeve dhe cilësive të tua.
Do të shohësh të përmirësohet mjaft raporti mes punës që bën dhe të ardhurave financiare gjatë ushtrimit të aktivitetit profesional, që do të sjellë edhe miratim dhe vlerësim nga ana e atyre që kanë rëndësi për ty dhe atyre që marrin vendime.
Fitimi më i madh gjatë vitit do të të vijë nga mendimet origjinale dhe aftësia për t’i zbatuar ato praktikisht. Për këtë të ndihmojnë Jupiteri dhe Urani, në një periudhë plot me para’. Por është e rëndësishme që nga fillimi që të caktosh se sa duhet të kursesh, shumë që do të të shërbejë më pas për investime afatgjata në sektorë që do të sjellin fitime të tjera.
Shëndeti- Sinjalet shumë pozitive që të vijnë nga yjet, sidomos në fillim të vitit, mund të të shtyjnë të shohësh me sy jo aq të rreptë sa zakonisht disa zakone të rehatshme, të tilla si qendrimi gjatë nëpër tryeza duke ngrënë apo edhe ndonjë ves që e kishe lënë pas dore. Por ky do të jetë një vit plot me rezultate dhe çdo gjë që ka lidhje me shkrehjen, me mungesën e produktivitetit nuk do të zerë vend në personalitetin tënd, që do të lëshohet me shumë energji drejt situatave shumë impenjative.
Intensiteti i fuqishëm i stimujve qiellorë do të bëjë të mundur të gjesh tek vetja burimet e duhura për të përballuar caste me të vërtetë intensive dhe impenjative. Dhe stili i jetesës duhet të shkojë në përpjesëtim të drejtë me objektivat e paracaktuar.
UJORI
Viti 2018 hapet me vullnetin për të vendosur. Të presin programe për të zbatuar, situata personale të ndërlikuara për të zgjidhur, të cilat duhet të përballohen. Mund të ndodhë edhe ndonjë përplasje me atë që dashuron, një provë force për të përcaktuar se kush duhet të komandojë.
Do të kesh një fillim të vështirë viti, për arsye se do të të duhet të marrësh vendime të rëndësishme. Megjithatë, pranvera do të paraqitet shumë dinamike, vera me ndryshime, por vjeshta do të ketë akoma më shumë…
Dashuria- Dashuria e vërtetë thyen çdo zinxhir. Dëshira jote për ndryshime duhet të mbahet në fre’ edhe sa i përket botës emocionale. Duhet të presësh të vijë pranvera për të arritur atë çka ke kohë që e dëshiron.
Viti 2018 nis me një atmosferë sentimentale nën shenjën e kujtimeve të së kaluarës, që të bëjnë të vuash dhe që kushtëzojnë në mënyrë polemike raportin në çift. Ata që kërkojnë një ndjenjë afatgjatë dhe të thellë do të hasë në zhgënjime, si pasojë e faktit që shenja jote është objekt tensionesh.
Vetëm më pas mbërrin dashuria e shumëpritur, që mundet me të vërtetë të plotësojë pritshmëritë e tua. Sidoqoftë, ruaju nga zgjedhje të nxituara dhe pa një baza të shëndoshë, pasi në verë disa lidhje pa peshë dhe pa shumë vlera mund të dobësohen deri në zhdukje…
Marsi që kalon në këtë shenjë imponon ligjet e veta të ëmbëlsisë dhe ndjenjës. Tani e tutje ai do të ndezë interesin tënd ndaj personave të ndjeshëm dhe romantikë, përtej leverdive, në kundërshtim me maturinë tënde. Pavarësisht do apo nuk do ti, do të ndodhin situata përfshirëse dhe destabilizuese në planin emocional, do të detyrohesh të rishikosh nga e para mënyrën se si ke përjetuar deri tani dashurinë dhe disa pengesa do të zhduken.
Pranvera është e favorshme për Erosin, trupi do të rizgjohet plot me sensualitet. Gjatë verës do të ketë një farë përplasjeje, edhe për shkak të rivalitetit në çift, ndërkohë që vjeshta paraqet raste për njohje të reja. Gjatë muajve të fohtë mbizotëron qetësia dhe një ndjenjë e ngrohtë afrimi tek çifti.
Puna dhe financat- Përqendrohu tek aftësia krijuese! Në rast se punon në ekip, 2018-a mund të të bëjë të arrish në ndërgjegjësimin se strategjia e ndjekur deri tani dhe njerëzit me të cilët bashkëpunon bllokojnë aftësitë e tua krijuese dhe zhvillimin tënd në fushën profesionale. Një mendje pjellore si tëndja duhet të merret me situata të ngurta dhe pak nxitëse, që nuk përputhen natyrisht me zotësinë tënde.
Ti ke kevojë për hapësira më të mëdha veprimi, raste për kontakte, të dish se mund të vazhdosh pa asnjë kufizim edhe jashtë vendit. Çlirohu menjëherë nga çdo gjë që të pengon, nga ata që duan të të mbyllin në situata monotone dhe ku nuk shprehet personaliteti. Vetëm kështu viti do të ecë drejt situatave më shpërblyese, ti do të hedhësh pas krahëve përmasa tashmë pa vlerë që nuk mund të të japin më asgjë.
Mos lejo që mungesa e zgjuarsisë e të tjerëve të të kufizojë aftësitë e tua. Edhe pse pjesa e parë e vitit 2018 nuk do të jetë shumë e frutshme nga pikëpamja ekonomike, duhet të dish se po hedh baza të forta në drejtim të prestigjit profesional, po lëshohesh drejt majës së karrierës tënde.
Urani do të merret në mënyrë aktive me forcimin ekonomik dhe premton të vihen në shërbim edhe të financave të tua, por ajo që do të jetë përcaktuese, është aftësia jote për të bërë të jetojnë bashkë dy shpirtra: një që ka fantazi dhe një tjetër praktik. Do të jenë yjet tutored e tua dhe nën drejtimin e tyre do të përjetosh një 2018 të pasur me ndryshime dhe afirmime konkrete personale dhe profesionale.
Kombinimi që karakterizon marrëdhëniet mes Neptunit në shenjën e Peshqve dhe planetit të parasë, Jupiterit, ndoshta sjell një fazë, gjatë së cilës paratë nuk do të mjaftojnë, por Urani jep një shpjegim të kënaqshëm: mund të kryhen investime apo blerje që do të rritin gjendjen e pasurisë. Megjithatë, gjatë pjesës së parë të vitit duhet të kesh kujdes, pa ekzagjeruarme shpenzime pa shumë vlerë.
Do të përfitosh rritje rroge, kjo do të të japë një satisfaksion dhe njohje të aftësive të tua nga të tjerët. Ndërkohë, do të dish të administrosh mirë kursimet e tua dhe ato të familjarëve që t’i besojnë ty.
Shëndeti- Mos e ler veten pas dore! Organizmin e ke lënë prej shumë kohe pas dore, ai kërkon një vëmendje të duhur dhe të jep herë pas here mesazhe të qarta që shfaqen tek ndjenjat e lodhjes dhe nervozizmit. Edhe mëlçia, edhe kockat kërkojnë kujdes. Do të të ndihmojë për të larguar helmet nga trupi një dietë më e ekuilibruar dhe me pak yndyrna. Po ashtu, kjo të forcon edhe kockat.
Ndërkohë, sistemi nervor pasqyron një situatë jo të favorshme si pasojë e raskapitjes, që e ve para një prove të vështirë të gjithë psike’-në tënde. Zgjidhja më e mirë? Ndryshimi për t’u rigjeneruar, për të gjetur një energji të re jetësore. Mirëqenia para së gjithash lind nga gëzimi i rigjetur i jetës!
PESHQIT
Situata e yjeve premton një 2018 të paharrueshëm, një periudhë dinamike, aspak të mërzitshëm, të pasur në evente vendimtare. Para së gjithash, mbaj parasysh se Urani në shenjën e Dashit është një sponsor i shkëlqyer për gjallërinë tënde unike.
Viti i ardhshëm është pa tjetër pozitiv. Gjatë tij do të konkretizohen shumë projekte, për një të ardhme të qetë e të qendrueshme. Situata të autorizon të rrezikosh pa frikë edhe në fushën financiare, ku duhet të veprosh shpejt, pasi mund të vijnë rrethana të papërsëritshme!
Dashuria- Dashuria është miqësi, apo miqësia është dashuri? Viti 2018 për ty do të jetë magjik, do të ketë një ngarkesë pozitive. Edhe dashuria hyn në këtë vrull me të drejta të plota, është një nga sektorët që yjet duan t’i privilegjojnë.
Venusi është spektakolare për miqësitë, Marsi dhuron njohje emocionale dhe tërheqëse ndër kontaktet e reja, të cilat në fillim të 2018-ës përpiqen të shprehin mirëkuptim dhe simpati të veçantë, por mirëkuptimi nuk do të mungojë edhe në muajt që pasojnë…
Dha ja, dashuria kthehet në bashkëpunim, këndvështrime të njejta, stimul për jetesën në çift!
Urani në shenjën e Dashit, i ndikuar nga Jupiteri, do të mundësojë dashuri fatlume me shikim të parë dhe situata ku dialogu transformohet në intimitet, pika e shkrirjes e dëshirës për të kaluar jetën bashkë. Neptuni dhe Saturni hedhin ujë të ftohtë mbi dëshirat seksuale, duke e bërë më pak të mundshme lindjen e fëmijëve, por kjo nuk përjashton fare përpjekjet në këtë drejtim.
Pas gjallërisë së muajve të parë të vitit, do të vijojë një pranverë më e relaksuar, paradhomë për verën plot me lumturi. Në vjeshtë interesi përqendrohet të gjetja e një strehe të re për të zhvilluar jetën emocionale.
Puna dhe financat- Ashtu sikurse Urani ka fuqizuar aftësitë e tua dhe të ka sqaruar idetë, ashtu edhe Jupiteri tek shenja e Akrepit të shtyn të lëshohesh drejt nismave më të guximshme e të rrezikshme, por më shumë të leverdisshme. Si pasojë, aspekti financiar do të ketë një zhvill sa intensive, aq edhe të papritur.
Për shumë kohë ke qendruar në dritare, duke përgatitur me imtësi terrenin për nisma pozitive, të cilat i zbaton me aftësi sipërmarrëse. Neptuni të sugjeron mënyrën më të mirë për të shfrytëzuar mundësitë që zotëron, ndërsa Saturni tek shenja e Bricjapit e bën punën të përshtatshme për kapacitetet që zotëron, një rast shumë i mirë për të treguar këmbëngulje dhe largpamësi.
Mos u shqetëso po vure re nga mesi i vitit një rënie të rendimentit në punë. Saturni dhe Neptuni njeri përballë tjetrit kushtëzojnë një periudhë lodhjeje dhe demotivimi. Pasi të kapërcehet ajo, do të rikthehet një rimëkëmbje edhe më e mirë, me pasoja të mrekullueshme për projektet e tua.
Të ardhurat e vitit do të jenë të mira dhe duhen ri-investuar në fazën e parë të vitit për të përshtatur dhe rinovuar teknologjinë dhe mjedisin profesional. Por në pjesën e mbetur të vitit do bësh më mirë në rast se i kursen.
Viti 2018 do të jetë nëj ndër më të mirët e viteve të fundit sa i përket parasë. Jupiteri pozitiv do të sjellë të ardhura shumë të mira, për më tepër edhe pozicionimi i tij tek shenja e Akrepit mundëson edhe ndërmarrjen e ndonjë rreziku në investime, për të arritur sigurinë ekonomike, me mundësinë e konsolidimit të kapitalit tënd, më në fund!
Periudha që vjen është pa diskutim një ndër më të frutshmet, shtrëngimet i përkasin së kaluarës. Tani, një farë baze e krijuar ekonomike mundëson edhe një rritje të nivelit të jetesës, me shpenzime të parasë edhe për gjëra që nuk janë të domosdoshmërisë së parë, duke i lejuar vetes edhe kënaqësi të cilat deri tani vetëm i kishe imagjinuar, duke parë të tjerët!
Shëndeti- Metabolizmi yt, falë veprimit të Uranit në shenjën e Dashit, është i shpejtë, duke shprehur një gjallëri që të shoqëron përgjatë gjithë 2018-ës, me një energji fizike me të vërtetë unike. Bashkapunon në këtë situatë Jupiteri, që ngjall optimizëm dhe mirëqenie psiko-fizike.
Aspekti i përgjithshëm është shumë i favorshëm. Por duhet të bësh kujdes vetëm sa i përket joshjes që ke ndaj ushqimit, joshje që sa vjen e rritet, natyrisht duke vënë në rrezik formën fizike. Saturni tek shenja e Bricjapit të bën të kesh kujdes dhëmbët, ndërkohë që bën më të cënueshme lëkurën, kyçet dhe kockat në përgjithësi. Tani që e mësove këtë, më mirë dili përpara se ta kurosh, pra hiq dorë nga ushqimi jo i ekulibruar, që krijon kushte edhe për formimin e gurëve…
http://shqiptarja.com/home/1/horoskopi-p-r-vitin-2018-zbuloni-parashikimin-e-yjeve-461087.html?pos_4