Një makinë është gjetur e djegur gjatë natës së kaluar në Elbasan. Mjeti u gjet në lagjen Kala, ndërsa ishte pa targa. Nga informacionet e para, dyshohet që makina të jetë djegur qëllimisht.
Policia vijon hetimet për identifikimin e poseduesit të mjetit, të cilit i është vënë zjarri afër mesnatës. Ndërkohë vetëm një ditë më parë qyteti i Elbasanit u trondit nga të shtënat me armë zjarri, ku shënjestër ishte fisi Çapja, i cili është jo pak i njohur për policinë dhe opinionin publik.