Kryeministri Edi Rama, ka firmosur një urdhër për të gjithë punonjësit e administratës publike që kanë fatura të papaguara të ujit, kanë vetëm 1 muaj kohë të shlyejnë detyrimet.
Në urdhërin e kryeministrit sqarohet se të gjitha institucionet publike kanë 30 ditë afat të lidhin kontrata të rregullta me ujësjellësat në rast se nuk e kanë një të tillë, ndërkohë që nëse kanë detyrime të papaguara të nënshkruajnë marrëveshje me ujësjellësin përkatës për të nisur shlyerjen e borxheve.
Pas verifikimit të instutucioneve, do të futen në lupë edhe punonjësit e tyre. Urdhëri detyron çdo punonjës të shtetit të dorëzojë në institucionin ku punon kontratën e furnizimit me ujë të pijshëm. Më pas, këto kontrata do të verifikohen dhe nëse punonjësit dalin debitorë pranë ujësjellësit do të lidhin menjëherë marrëveshjen për shlyerjen e detyrimeve.