Një lajm është përhapur në media se në moshën 96 vjeçare e la më në fund këtë botë Nexhmije Hoxha, gruaja e ish-diktatorit Enver Hoxha, por është një lajm i rremë.
Ajo nuk është penduar kurrë për krimet e kryera nga i shoqi dhe regjimi i tij, në të cilin ajo pati një rol më shumë se kryesor.
Teuta Hoxha, nusja e djalit të Nexhmijes tha se 96-vjeçarja gëzon shëndet të plotë.
“Nexhmija është gjallë dhe gëzon shëndet. Lajmet e përhapura për vdekjen e saj janë të pavërteta”, tha Teuta Hoxha.