Aeroporti i Atlantës me orë pa drita, anullon 1 mijë flututrime. CNN i kërkon ndihmë ekspertit shqiptar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aeroporti i Atlantës me orë pa drita, anullon 1 mijë flututrime. CNN i kërkon ndihmë ekspertit shqiptar

16:00 | 20/12/2017
në Shqiperi
0

Aeroporti kryesor i Atlantës është mbase ai më i ngarkuari në botë, por ditën e dielë përjetoi diçka të paparë, mbeti pa drita për orë të tëra duke sjellë anullimin e më shumë se një mijë fluturimeve.

Miliona njerëz ndryshuan planet e tyre për shkak të efektit kaskadë, por një pasojë më afatgjatë e këtij incidenti mund të jetë kandidatura e qytetit për t’u bërë selia e dytë e gjigandit të ekonomisë botërore Amazon.Com.

Atlanta është edhe qendra e rrjetit të fuqishëm televiziv CNN dhe nuk është çudi që një nga programet e këtij rrjeti debatoi pikërisht shanset e tanishme të Atlantës me Amazonin.
Për këtë temë, CNN Tech iu drejtua ekspertit shqiptaro-amerikan Dr. Ilir Hysa, economist i lartë në Moody’s Analytics, i cili foli copë: “Rastisja kohore është vërtet e tmerrshme për Atlantën”, tha ai. “Amazon mund të jetë në procesin e eliminimit për të skartuar disa e për të mbajtur një të shkurtër kandidatësh, në këtë pikë”.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Amazon po kërkon një qytet ku mund të hapë selinë e dytë pas Seattle dhe interesi ekonomik i një pranie të tillë ka vënë shumë qytete amerikane në garë të çmendur.

Atlanta ofronte edhe Aeroportin Ndërkombëtar kyç “Hartfield-Jackson” si një nga avantazhet e qytetit. Pas çmendurisë së ditës së dielë, ku mijëra njerëz mbetën në errësirë, pa mundur të lëvizin brenda avionëve në pistë apo në terminale, ky avantazh po vihet në dyshim.
“Aeroporti tani nga një avantazh kthehet në një lloj problemi”, tha Dr. Hysa.

Iliri nuk mendon se incidenti do ta bëjë Amazonin që ta fshijë nga lista Atlantën por mesiguri që do të kërkohen shpjegime se çfarë e shkaktoi ngjarjen dhe se cilat janë gjasat që të ndodhë përsëri.

238 qytete janë në garë për selinë e Amazonit, që do të quhet HQ2 dhe për të cilën kompania e fuqishme e Jeff Bezos do të shpenzojë mbi 5 miliardë dollar për ta ndërtuar.
“Moody” ku punon Dr. Ilir Hysa e konsideron Atlantën si kandidaten e dytë më të fortë pas Austin, Texas.

Një numër qytetesh ku jetojnë shqiptarët, përfshi edhe Bronx e Philadelphia kanë bërë ftesat e tyre joshëse për Amazonin, po konkurrenca është e madhe.

Nuk është hera e parë që Atlanta përflitet për problem infrastrukture dhe disa specialistë thonë se sistemi i saj i transportit public nuk është aq i sofistikuar sa të meritojë një prani ekonomike si Amazon.

“Atlanta ka bërë një punë të madh kohët e fundit për të përmirësuar infrastrukturën, por bllokimi i trafikut mbetet një problem”, shpjegoi Dr. Hysa.

Sipas firmës analitike INRIX Atlanta është qyteti i tetë në botë për nga rëndesa e trafikut. Ky problem vetëm mund të thellohet nëse incidentet e ikjes së dritave si këtë të dielë në aeroportin gjigand do të përsëriten.

http://illyriapress.com/a-e-humbi-atlanta-shansin-me-gjigandin-amazon-cnn-i-kerkon-ndihme-ekspertit-shqiptar/

Etiketa: AtlantaCNNekspertfluturimeilia hysashqiptar

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Pas takimit me ambasadorin Lu, Basha me krerët e PD në rrethe

Pas takimit me ambasadorin Lu, Basha me krerët e PD në rrethe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –

Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –

23:04 | 21/12/2025
Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –

Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –

22:48 | 21/12/2025
Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

21:52 | 21/12/2025
Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

20:06 | 21/12/2025
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

19:36 | 21/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –
  • Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –
  • Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –
  • Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –
  • Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –
  • Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –
  • Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com