Një i ri shqiptar është plagosur rëndë, pas një sherri me thika në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Liguria, pranë stacionit të vjetër të Dianos Marina, ku 22-vjeçari shqiptar B. A. ka marrë plagë të rënda në shpatullën e majtë.
Mediat italiane raportojnë se i riu është transportuar menjëherë në spital, ndërsa karabinierët kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e sherrit.