Siria me 12 gazetarë të vrarë dhe Meksika me 11, kryesojnë listën e vendeve më të rrezikshme për gazetarët, thuhet në raportin e publikuar nga Reporterët pa Kufij.
Sipas Reporterëve pa Kufij, 26 gazetarë u vranë gjatë punës së tyre nga sulmet ajrore, bombat vetëvrasëse dhe 39 janë vrarë qëllimisht pasi raportimi i tyre kërcënoi interesant politike, ekonomike ose kriminale.
Ndërsa, tri vendet e tjera më të rrezikshme në botë për gazetarët janë Afganistani, Iraku dhe Filipinet. Në burgje ende mbeten rreth 300 gazetarë, kryesisht në Turqi, Siri, Iran dhe Vietnam.
http://www.balkanweb.com/site/reporteret-pa-kufij-65-gazetare-jane-vrare-ne-vitin-2017/