Maria, ky është vizatimi im i parë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maria, ky është vizatimi im i parë

19:54 | 18/12/2017
në Uncategorized
0

Nga Artan Gjyzel Hasani

Dhoma e Markos ndodhej në papafingon e vilës. I vetmi zbukurim në mur ishte një vizatim i Markos që vinte nga fëmijëria e hershme e tij.

“Maria, ky është vizatimi im i parë.”

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Një lumë, një urë e vockël që çonte drejt një shtëpize me oxhak që nxirrte tym, një diell i qeshur mbi mal.
Maries i kish bërë përshtypje, që, ndryshe nga vizatime të tilla klasike të fëmijëve, në vizatimin e Markos-fëmijë dera ishte vizatuar e hapur.

Nga dritarja e papafingos dukej vija e thyer, plot kreshta të pyllëzuara, e horizontit që tashmë Maries i përngjasonte me një krokodil gjigant që kish guxuar të sulmonte qiellin dhe e kishin vrarë gojëhapur. Poshtë krokodilit gjarpëronin dy rrugë, njëra që çonte drejt varrezave dhe tjetra përtej tyre. Përtej.
Maria kishte përsiatur shpesh në lidhje me konceptin “përtej” dhe kish gjetur gjithsesi një përgjigje, por “përtej varrezave” ishte diçka e parrokshme, e ngjashme me vizatimet e fëmijëve të tjerë, ku porta shfaqet gjithnjë e mbyllur e ne vetëm mund të hamendësojmë çfarë fshihet pas saj.

Pas vrasjes së Markos, varreza, sipas saj, nuk ishte një grumbull dheu me një arkëmort brenda e mermer jashtë, por ishte në një perpetum mobile, e si e tillë, e pakohë dhe pa kufij.
Megjithatë, sa herë që e gjente veten në papafingo, Maria ndjente kohën të ndalonte, madje kjo gjë bëhej me zhurmë. Dukej sikur koha përplaste derën pas vetes, atë derën e vizatimeve të fëmijëve dhe, sapo Maria kthente kokën e trembur nga zhurma, çdo gjë e përtejshme bëhej e atyshme, llahtarisht e atyshme.
Krokodili kapërcente varrezën, hynte në dhomë nga dritarja dhe thërrmohej aty para këmbëve të saj që e frikësuar ikte me vrap jashtë. Kur zhurmat mbaronin, Maria kthehej përsëri në papafingo, tinëz pa u ndjerë, por në dysheme nuk gjente asnjë pjesë të përbindëshit të thërrmuar. Ndoshta netëve krokodili zhdukej pas derës së hapur të vizatimit të Markos.

Një natë Maria kishte fjetur në papafingo për t’ia provuar vetes këtë pandehmë. Për të qenë më e sigurt kish fjetur me vizatimin në gji, por me derën e hapur të shtëpizës të kthyer drejt dritares, si çarku i vetëm me të cilin mund të kapte atë përtej të atyshme. Por më kot.
Fjeti disa herë aty, por çdo mëngjes krokodili prehej si zakonisht në vijën e horizontit. Kur Maria e harroi pandehmën e vet, papritmas, udhët që vareshin poshtë trupit të reptilit që kish guxuar të kafshonte qiellin ndryshuan drejtim.
Tashmë njëra gjarpëronte drejt Maries.
Tjetra përtej saj.

*Fragment nga romani “FUNERAL”

Etiketa: Artan Gjyzel Hasanifueralmariamarkovizatim

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Dëbora mbulon juglindjen e Shqipërisë

Dëbora mbulon juglindjen e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com