Brenda Kuvendit situata është tensionuar me deputetët e opozitës që janë konfrontuar fizikisht me gardën për bllokimin e foltores, e njëjta gjë ndodh edhe jashtë. Protestuesit brohorasin e shtyjnë, ndërsa tentojnë të hyjnë brenda Kuvendit.
Protestuesit kanë hedhur tymuese teksa tentonin të çanin kordonin e policisë. Nga ana tjetër policia i ka zmbrapsur, e mes tyre ka pasur edhe konfrontime. Raportohet për disa protestues të lënduar. Me duar me gjak është shfaqur edhe deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi.