Policia e Shkodrës jep detajet e para nga ngjarja e rëndë që tronditi sot qytetin ku një 32-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Benz” me targa AA 275 BF , ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A.Sh. 32 vjeç, banues në Shkodër, i vrarë me armë zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja pistolete.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga D.V.P. Shkoder për kapjen e autorëve, janë edhe grupe të FNSh-së.