Një plagosje me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Levan në Fier. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një lokal, pas një sherri mes dy personave.
Në një lokal në fshatin Lavan, dyshohet se shtetasi D.H, 40 vjeç, ka goditur goditur me thikë në bark shtetasin F.S”, thuhet në njoftimin e policisë.
Shtetasi Fatjon Saliaj po merr mjekim në spital, dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për kapjen e shtetasit D.H dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.