Nga Rami Sabriu
Për Zotin, që nuk e besoj, po s’ka bërë vaki! Të jetë kaq trulesh ky populli ynë sodomas?! Se dhe ne, sodomas jemi! S’ka bërë vaki! E kanë bërë si top futbolli, fut njeri, plas tjetri! Ngeli duke duartrokitur! Si nuk ju lodhën duart mër! Por më duket se i kanë zënë kallo! S’ka ngel kurvë, pa u bërë e ndershme e s’ka ngel e ndershme pa u bërë kurvë. S’ka ngel’ dëshmitar i rremë pa u bërë demokrat e s’ka ngel demokrat pa u bërë dëshmitar i rremë. S’ka ngel i ndershëm pa u bër’ budall’ e s’ka ngel’ hajdut pa u bërë i ndershëm! S’besoj se mund të ketë popull më trulesh se ne, populli i Sodomës! “O popull i Sodomës – thotë i madhi – a bëheni të gjithë dylberët e mi?! A më lini të bëj ca lekë për kalamajt e mi?! Unë jam hero, por hëprëhë kam vendosur të rroj. A më hani një m…!”
Pjesë nga libri “Sodoma”