Gjatë një konference të organizuar nga Avokati i Popullit, Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka qenë i prerë rreth çështjes së Kryeprokurorit.
Lu deklaroi se se duhet t’i jepet fund epokës kur Prokurori i Përgjithshëm mbron të korruptuarit. Ai theksoi se sistemi i ri nuk mund të ketë një Prokuror të Përgjithshëm që nuk ndjek askënd penalisht.
“Politika të lërë mënjanë mosmarrëveshjet për çështjen e Kryeprokurorit. Palët të bien dakord për zgjedhjen e Prokurorit të Përkohshëm. Sistemi i ri nuk mund të ketë një Prokuror të Përgjithshëm që nuk ndjek askënd penalisht. Të dyja palët duhet t’i japin fund epokës kur Prokurori i Përgjithshëm mbron politikanët e korruptuar”, tha Donald Lu.