Zyrtarizohet kandidatura e parë për Kryeprokuror të përkohshëm të Republikës.
Ferdinand Elezi, me detyrë Prokuror i rrethit të Durrësit është kandidati i parë që ka dorëzuar dosjen në Kuvend.
Ai është kandidati i parë në garën e çelur nga Kuvendi për pasues të Adriatik Llallës. Aplikimet, për të dorëzuar dokumentet, do të qëndrojnë të hapura pranë Kryesisë së Kuvendit deri ditën e martë në orën 18:00.