Christine Vasak, Ambasadorja franceze në Tiranë deklaren se BE nuk duhet të nxitohet për negociatat me Shqipërinë.
Diplomatja franceze theksoi gjatë një vizite në Korcë “mos shkoni më shpejt se muzika”.
Deklarata e plotë e Christine Vasak
Është një vlerësim që duhet të bëhet nga të gjithë shtetet anëtare të BE, ne presim shumë raporte, “mos shkoni më shpejt se muzika’”, është një shprehje franceze. Është një dëshirë e madhe e popullit që të bëhet pjesë e BE, Shqipëria është kandidate nga viti 2014, tani ka ardhur momenti te presim vendimin e institucioneve dhe autoriteteve europiane për hapjen e negociatave, por nuk duhet të nxitohemi. Kjo analizë do të bëhet duke u bazuar në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Kushtetuta shqiptare përcakton kohëzgjatjen e një mandati. Mandati i Kryeprokurorit të përgjithshëm përfundon sipas Kushtetutës dhe autoritetet kompetente janë ato që duhet të vendosin.