Vetëm 24 orë ka qëndruar e zhbllokuar rruga e Thethit. Ky aks është sërish i pakalueshëm nga sasia e reshjeve të dëborës të rëna gjatë 48 orëve të fundit.
Me nisjen e reshjeve të dëborës një javë më parë, Thethi ishte e para zonë që u bllokua. 200 banorë u izoluan ndërsa dhjetëra turistë tashmë janë të detyruar të ndryshojnë destinacionin.
Si pasoje e reshjeve trashësia e borës ka arritur mbi 50 cm, ndërsa këtë radhë ende askush nuk ka ndërhyrë për rihapjen e rrugës.