Aktorja Egla Ceno: Kur isha fëmijë mbetëm pa shtëpi dhe flija në teatër – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aktorja Egla Ceno: Kur isha fëmijë mbetëm pa shtëpi dhe flija në teatër

10:40 | 10/12/2017
në Gossip
0

Read more

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Flet për “Super Shëndeti”, aktorja e dashur dhe e njohur në rolin aq popullor, “Gruaja e Elvis Pupës… “Unë feministe? Jo faleminderit! Nëse femrat e kanë jetën më të vështirë, le ta gjejnë fajin te vetja…

Egla Ceno të jep figurën e femrës së fortë dhe sensuale, e femrës që di t’ia dalë mbanë, ndërsa gërshetohen natyrshëm sjellje të tjera, kur ne e shikojmë në role. Publiku e njeh dhe e do, me episode komike si te “Burri dhe gruaja” me aktorin Elvis Pupa. Ndërsa, ajo e shikon veten më shumë në TEATËR. Në fakt, edhe fjala e saj në jetën e përditshme ka peshën që ka Teatri, për të cilin Egla thotë se e ka shtëpinë e saj dhe kjo, në mënyrë JO-metaforike. Egla ka dhe një marrëdhënie shumë interesante me rrjetet sociale, ku numëron mijëra ndjekës dhe statuset e saj pikante, nuk mund të të lënë indiferent….
Ideja e parë, që më erdhi në mendje për të pasur një intervistë me ju, nuk ishin domosdoshmërisht rolet, me të cilat ju njeh publiku, por në fakt, mimika juaj, në çdo video, ndërsa më e fuqishme duket se kjo mimikë shprehet përmes fotove. Mendoni, se jeni një aktore që keni si pikë të fortë mimikën e fytyrës? Të mos harrojmë që vetëm me mimikën kanë mundur të bëjnë mrekulli të paarritshmit, Mr.Bean dhe Jim Carrey…
– (Qesh) Pra, le të falënderojmë mimikën time për intervistën që po zhvillojmë. Bëj shaka… Nuk e kisha menduar ndonjëherë këtë punën e mimikës që thua… Ndoshta, kur personazhi me të cilin punoj aktivizohet, nuk më merr fare leje për të përdorur muskujt e fytyrës. Ndodh në mënyrë të pavetëdijshme. Emrat e aktorëve që ke përmendur në bisedën tonë, më nderojnë. Më pëlqejnë shumë që të dy.
As unë nuk do t’i shpëtoj pyetjes në lidhje me çiftin tuaj televiziv me Elvis Pupën, por ju duket se shpirtin e keni te teatri. Çfarë është teatri për ju?
– Teatri për mua është shtëpi, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Nuk është metaforë dhe nuk ka të bëjë me sentimentalizma. Kur isha në kopsht, rrethanat e jetës e sollën që prindërit e mi të strehoheshin në Teatër. Im atë ishte kineoperator. Kemi fjetur në një dhomë grimi për disa muaj (gati një vit ndoshta). Për të shkuar në kopsht kaloja nga skena. Për t’u kthyer në shtrat, kaloja nga salla, skena, pas-kuintat… Debutimi im ka qenë në po atë skenë ku flija, kur isha 7-8 vjeç, si prezantuese e festivaleve për fëmijë, që bëheshin nga qendrat kulturore në atë kohë. Kur shihja publikun e ulur përballë, më dukej sikur shumë njerëz kishin ardhur për vizitë në shtëpinë time. Në çdo Teatër, që punoj si aktore apo ulem si publik, gjëja e parë instiktive që bëj është t’i marr erë, për të ndier erën e shtëpisë. Kjo është lidhja ime me Teatrin.
Ju jeni shumë aktive në rrjete sociale, ju kam ndjekur në FB. Ndërsa, nuk mund të më kalonte pa u vënë re një mesazh, që ju jepni për një dramë të madhe shqiptare, siç është divorci. Ju mendoni, që fëmijët bëhen objekt hakmarrje, kur çifti ndahet dhe e keni thënë hapur këtë. E gjeni rëndom këtë problem në shoqërinë shqiptare?
 – Kjo nuk është vetëm një dramë shqiptare. Në lidhje me mesazhin që thua, mbaj mend që shërbeu si spunto një lajm i atyre ditëve. Një burrë kishte tentuar të digjte veten përballë kuvendit shqiptar, sepse pas divorcit ish-gruaja nuk e lejonte të takonte dy vajzat që kishin… Sinqerisht, mendoj që kur prishet një familje dhe partnerët e lënë veten pre të pasigurisë, inatit, frikës, dhimbjes, hakmarrjes etj…, tjetërsohen dhe “gatuajnë” situata nga më të paimagjinueshmet në kurriz të fëmijëve. E në atë pikë, pak rëndësi ka nëse faji është i gruas apo i burrit. Dëmi është i pallogaritshëm.
Meqenëse jemi tek divorci, ju thoni që martesa bëhet ferr, kur është një marrëdhënie e ngecur. Po, a keni një këshillë, si ato kur je në rolin e gruas së Vis Pupës për të gjitha ato marrëdhënie martesore që janë në këtë stad?
– Mbaj mend që pyetja ka qenë “cila është frika më e madhe e burrit dhe e gruas në një martesë” dhe unë i jam përgjigjur “ të ngecësh në një martesë që nuk funksionon ndoshta”… Nuk do të guxoja kurrë të jepja këshilla për situata kaq delikate në jetën e një njeriu! Secili e di vet ku i pikon çatia.
Episodet te “martesa” me Pupën, a janë kryekëput të marra nga mentaliteti shqiptar?
– Nuk mendoj kështu. Çiftet shqiptare janë njësoj si çiftet italiane, amerikane, franceze etj… dhe kam konstatuar që gjejnë pak nga vetja e tyre në episodet “Burri dhe Gruaja”.
Në statuset e tua në social media ju mbroni shpesh femrat, por edhe raste kur ju i kritikoni. Kjo do të thotë, që ju jeni për barazi gjinore dhe nuk jeni aspak feministe? Dhe, a e ka femra në përgjithësi jetën më të vështirë?
– Jo faleminderit, nuk jam feministe! Vetë fjala feminizëm më sikletos. Unë besoj që të gjithë duhet të kenë mundësi të barabarta, pavarësisht gjinisë, rracës, orientimit seksual apo fesë. Çfarë domethënë barazi gjinore?… Unë nuk dua të jem si mashkull, jam grua! Femra e gatuan vetë njeriun, nëse e ka jetën më të vështirë, do të thotë që ka gabuar masën e ndonjë përbërësi.
A është kriter te jesh e bukur, për të qenë aktore? Flas për bukurinë në ato parametra komercialë të vendosur nga masa, le të themi. Dhe, a është e vërtetë që aktoret më me famë në botë, jo rastësisht kanë qenë dhe ikona bukurie?
– Ka aktorë të bukur që nuk shihen me sy dhe të tjerë më pak të bukur që nuk ngopesh duke i parë. Por, mund të them që bukuria në parametrat që nënkupton pyetja jote, ndihmon suksesin dhe përgjigja qëndron edhe në pyetjen që ke formuluar “aktoret më me famë në botë, jo rastësisht kanë qenë dhe ikona bukurie”.
Si është të jesh aktore në një vend si Shqipëria? Nuk të vjen ndonjëherë keq, që nuk je aq e paguar sa një homologe le të themi, në një vend tjetër. Le të mos shkojmë shumë larg, por po të bëjmë një krahasim me aktorët në një vend si Turqia?
– Po! Më vjen keq, por kam qenë dhe jam koshiente që të jesh artist, nuk do të thotë të bëhesh i pasur. Keqardhja më e madhe është për artistët tanë më të mirë, që ndoshta në fund të muajit duhet të merren me arithmetikë, ndërkohë që në televizor transmetohet filmi i tyre… Paradoksale apo jo?
Si aktore profesioniste, madje që anon nga teatri, duhet ta kesh një mesazh për serialet televizive turqë dhe indianë, që na serviren çdo dite. A duhet të bëjmë ndonjë gjë për t’i mbajtur fëmijët larg ekranit gjatë asaj ore?
– Personalisht nuk kam parë asnjëherë ndonjë nga këto serialet që përmende. Mbaj mend një episod shumë të shkurtër në shtëpi, në TV po transmetohej një i tillë dhe nuk po e kuptoja nga vinte një çuçurisje qaramane, që po më shqetësonte veshët… ndërrova kanalin. Por, kanë edhe ato publikun e vet. Sa për fëmijët, a ka mundësi të lozin sa më shumë? Ka kohë për të qënë i rritur.
Duhet ta keni dhe ju një aktor apo aktore, nga e cila mund të gjeni frymëzimin?
– Geoffrey Rush dhe Morgan Freeman më magjepsin.
Do t’ju shikojmë në teatër së shpejti? Besoj përvitin 2018 kemi surpriza?
– Po punoj për Makbethin në Teatrin Kombëtar, do të jem në rolin e Hekatës, perëndeshës së shtrigave. Në 2018-ën duhet të jetë edhe premia e filmit AGA, e regjisores Kosovare Lëndita Zeqiraj, ku kam rolin e një gazetare franceze. Do i kthehesha me kënaqësi televizionit, por momentalisht nuk kam asnjë projekt të tillë.
Dhe, një pyetje të fundit. Keni menduar për një karrierë jashtë Shqipërisë?
– Nuk kam menduar ndonjëherë për karrierë. As brenda, as jashtë vendit.
https://supershendeti.com/2017/12/08/aktorja-egla-ceno-kur-isha-femije-mbetem-pa-shtepi-dhe-flija-ne-teater/
Etiketa: Aktorja Egla CenoGruaja e Elvis Pupësteater

Të Lidhura

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

nga 27 ok
15:40 | 26/11/2024
0

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

nga 27 ok
15:37 | 26/11/2024
0

Edhe tek ushqimi për qentë endacakë ndërhyn Erion Veliaj, duke i çuar paratë tek miku i tij Albert Metani. Pasi...

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

nga 27 ok
15:35 | 26/11/2024
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të...

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

nga 27 ok
15:33 | 26/11/2024
0

Nënkryetari i PD, Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin denoncon se është procesverbali i...

Para

Arkivolin e Valbonës e kanë gati...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com