Policia e Durrësit ka arrestuar një 57-vjeçar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Bizë u sekuestrua drogë dhe municione.
Në prangat e policisë ka përfunduar shtetasi Gjon Brahe, banues i këtij fshati në zonën e Ishmit.
Brahe u prangos pasi policia provoi që sasia prej 3 kilogramësh hashash dhe 156 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm, i përkasin atij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.