Bashkia e Tiranës po vazhdon projektin e pyllit orbital duke mbjellë ditën e sotme 150 peme të reja në zonën e Liqenit të Thatë.
“Dua t’i ftoj kompanitë që të bëhen pjesë e kësaj nisme solidariteti, e këtij koalicioni të gjelbër, për t’u siguruar që ecim në ambicien tonë për të pasur mbi 100 mijë pemë këtë vit dhe sigurisht, me ambicien gjigande të Pyllit Orbital që rrethon Tiranën me 2 milionë pemë. Unë besoj se çdo gjë fillon me hapa të vegjël. Në fund do të kemi mundësinë të kthejmë kokën mbrapa dhe të shikojmë se sa mijëra pemë u mbollën nga kjo gjeneratë, për t’ia lënë si pajë gjeneratës tjetër. I ftoj të gjitha kompanitë, nxitoni, nëse po bëni buxhetet e vitit tjetër, ju lutem buxhetoni pemë. Për bashkinë kjo është e vetmja ndihmë afatgjatë dhe që realisht ia vlen dhe që gjithë qyteti ju është mirënjohës”, thotë Veliaj.